Veseli: ‘Vetëvendosje’ po ia bënë sherrin Kosovës – i quan pseudo-patriot

Aktuale

Veseli: ‘Vetëvendosje’ po ia bënë sherrin Kosovës – i quan pseudo-patriot

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 22:29
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se kjo e fundit po përfiton nga pseudo-patriotizmi  duke e quajtur dikë tradhtar, me çka thotë se herën e kaluar kjo parti ka fituar privilegj por ka shtuar se ia ka bërë sherrin Kosovës.

Ai ka folur për krijimin e Delegacionit Shtetëror për bisedime, dhe ka treguar se krejt çak duan të shohin në fund është t’i japin fund sherreve me Serbinë.

“Është ekip shtetëror. Më lejoni të dal tek historia e Delegacionit Shtetëror. Kur procesi i negociatave është proces i dhimbshëm, që nga viti 2011-të kur e kemi filluar, proces i dhimbshëm – takimi Kosova me Serbi. Por krejt ajo çka po mundohemi, barrën më të madhe e ka mbajtur partia ime të cilën e drejtoj unë.

Por, krejt ajo se çka po mundohemi është me përfundua sherret me Serbinë.  Me e largu Serbinë njëherë e përgjithmonë, këtë dua ta them. Te kjo pjesa e fundit, tani, tek kjo pjesa finale e dialogut ka një shqetësim, ju edhe vet e keni vërejt këto spekulimet e fundit dhe ideja ka qenë se si të vijmë ne në një konsensus të përbashkët. Në majin e vitit 2018-të, ideja e tryezave kur i kam kërkuar që në fillim ka qenë pikërisht kjo.

E thirri Lidhje Demokratike e Kosovës shumë me qejf kom shkuar, fare s’më ka pengu se unë kam kërkuar i pari në publik por ata dolën me kërkesë, por u shihke se nuk ka një seriozitet. Më tepër për keqardhje është një pjesë e spektrit politik në Kosovë – ka filluar kjo nga 2014-ta. Duke menduar se mund të fitojë përmes pseudo-patriotizmave edhe duke e quajtur dikë tradhtar, po e dëmtojnë Kosovën. Ndoshta ata po përfitojnë vota! Herën e kaluar ka fituar Vetëvendosja privilegj prej kësaj, por sherrin është duke ia bërë Kosovës.

Edhe tash po e shoh, po më çudit Lidhja Demokratike e Kosovës në mënyrë të veçantë, pavarësisht frustrimit ose pakënaqësisë çka i ka bërë 2014 – 2017, s’duhet me u sjell njeri përgjegjshëm. Vendi është si për pozitë si për opozitë. Unë jam munduar gjatë që të kemi një konsensus, jam  duke u mundu edhe sot kur po flasim e thërras LDK-në, Vetëvendosjen –  t’i bashkëngjiten përgjegjësisë që e kanë para qytetarëve.” – ka thënë Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat