Zyrtari i VV-së: Kush ka thënë se Grabovci s’është në Parlament

Aktuale

Zyrtari i VV-së: Kush ka thënë se Grabovci s’është në Parlament

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 16:06
Foto

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili përfaqëson partinë e tij në KQZ, ka reaguar pas publikimit të bisedave kompromituese ndërmjet zyrtarëve të PSD-së dhe pushtetit, 

Ai në një reagim të shkurtër në profilin e tij, ka bërë një pyetje shumë të shkurtër.

“Kush ka thënë që Adem Grabovci nuk është në Kuvend?!”, ka shkruar Rrustemi.

Ky reagim i tij vjen pas publikimit të një seri bisedash të cilat janë kapur nga kamera e Kosovapress në Kuvendin e Kosovës nga telefoni i Dardan Molliqajt.

Biseda interesante në mes Pal Lekajt, Bilall Sherifit dhe Dardan Molliqajt, janë zhvilluar dje gjatë seancës, para se të votohej projekt buxheti. Ata i kërkonin Molliqajt që ta respektoj premtimin e dhënë, e ky i fundit ia konfirmonte se do ta votojnë projektbuxhetin.

Media ka arritur të incizojë këto biseda të cilat zhvilloheshin në mes Dardan Molliqajt, Pal Lekajt e Bilall Sherifit.Biseda kishte edhe në mes të grupit të Partisë Socialdemokratike, ku kryetari Shpend Ahmeti u trengonte se çka të flasin.Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi e ministri i  Infrastrukturës, Pal Lekaj shkëmbenin mesazhe në telefon me Molliqajn, duke u dakorduar kështu për votimin e projektligjit për buxhet.

“A jeni marrë vesh për buxhet? Jo. D.m.th nuk kalon”, i thoshte Bilall Sherifi deputetit Dardan Molliqajt.  Sherifi më vonë e pyeste sërish Molliqajn nëse është kryer, ndërsa ky i fundit i thotë ‘po’’.Dardanit i shkruante edhe ministri Lekaj, duke i kërkuar që ta mbaj premtimi.“Dardan, duhet mu taku, premtimin që e ke dhonë duhet me respektu, me duhet me konë prezent”,  i shkruante Molliqajt, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

  “Pasi të votohet”, vazhdonte Molliqaj.Derisa flisnin në grupin e PSD-së, Shpend Ahmeti i pyeste deputetët se a po kërkojnë kuorum apo edhe votat për projektligjin. Kurse, Dardan Sejdiu i thoshte se VV dhe LDK janë mobilizuar dhe PSD-ja duhet votuar për, përndryshe bie.Kurse, Shpend Ahmeti vazhdonte të shkruante në grup Dardan Sejdiut.“Në qoftë se ka hapësirë e kisha shtuar edhe pjesën që po ta lenim buxhetin në leximin e parë në fatin e listës serbe, do të rrezikoheshin edhe taksa edhe veprimet e tjera që i kemi ndërmarrë në Kosovë në muajt e fundit, diçka qeshtu..qysh tha Kadrija në takim veç PSD e ka përjashtu komplet listën serbe edhe për këtë ua kemi borxh”. 

Kurse, Molliqaj e pyet se çka kanë borxh.Molliqaj vazhdoi bisedën edhe me deputetin Frashër Krasniqin, duke e pyetur se pse është larguar nga grupi i PSD-së.“Unë kam dal se s’jam t’u deshtë ma me u merr me politikë, përveç kur muj me iu ndihmu diçka pa u përfshi fort si shok “, ka shkruar Frashër Krasniqi. E derisa Molliqaj e pyet për dikë tjetër, Krasniqi ia kthen se nuk e di nëse është larguar, duke i rekomanduar që ta pyet drejtpërdrejt atë.Krasniqi vazhdon sërish të shkruaj.

“Veç kaja n....qysh kemi ditë me i largu do njerëz që megjithatë kanë pas vullnet, entuziazëm e besim e kemi mujt me llogarit në ta tepër shumë.... është dëm edhe për parti tek e fundit se nuk është që keni bërë najsen. Se kam personale me ty, e di që je mundu me na ndihmu tepër “, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat