Milaim Zeka i reagon Albin Kurtit, tregon se kush e formoi VV-në

Aktuale

Milaim Zeka i reagon Albin Kurtit, tregon se kush e formoi VV-në

Nga: N.Sh Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 12:54
Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka, ka reaguar ndaj liderit të VV-së, Albin Kurtit, i cili tha se kush po del nga VV-ja po përfundon tek PDK-ja.

Zeka e ripërsërit atë që ka thënë edhe më herët se, VV-ja është krijesë e Kadri Veselit dhe PDK-së, ndërsa 60% e figurave kryesore të kësaj partie janë kuadro të partive tjera.

Ai thotë se partitë janë sikurse ekipet e futbollit, duke shtuar se trajneri i mirë i merrë lojtarët e skuadrave që janë të mirë.

Ndërsa, shton se, partia e Shpend Ahmetit po sillet konfroms sitatës dhe interesit shtetëror.

Ja shkrimi i plotë:

Albin Kurti : “Kush po del nga VV-ja po perfundon tek PDK-ja”

Keshtu tha Albini. Po une para shume viteve kamë thene se VV-ja eshte krijese e Kadri Veselit dhe PDK-se. Gjashtedhjete perqind e figurave kryesore te VV-se jane kuadro te partive tjera. Hydajet Hyseni, Smajl Kurteshi, Sami Kurteshi, Rexhep Selimi, Glauk Konjufca nga AAK, Ali Lajçi nga LDK-ja, etj etj.

Kurfare fenomeni i çuditshem nuk eshte ky. Partite jane sikur ekipet e futbollit. Varet nga trajneri. Trajneri i mire merr lojetar te skuadrave tjera qe jane te mire. I keqi i largon te miret...

Keshtu eshte jeta politike. Partia e Shpend Ahmetit po sillet konform situates dhe interesit shteteror, asgje me shume. Kreret e VV-se edhe krahu i Bukoshit qe e kane marre ne dore LDK ne, po sillen sikur Byrot Politike te shokut Tito dhe xhaxhit Enver. Vetem propogande. Asnje iniciative, asnje propozim per te miren e qytetareve. Ani kane thirre prap seance te jashtezakonshme, jo per uleje tatimesh, jo per shendetesi, jo per arsim, jo per ndihma sociale, jo per pensioner, jo per çerdhe apo azile pleqesh, jo per t i ndimuar bujqite, po prap per pordhet e Beogradit, qe quhet dialog.

Dialogun nuk e drejton as Beogradi, as Prishtina, po Brukseli dhe Ëashingtoni. Seanca e jashtezakonshme eshte per t i bere popullit sehire te Burdushit, asgje ma shume...

Kete foto vetem sa per ta pa cfare patriotash hipokrit jane disa krere te VV se...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat