Gazeta e afërt me Vuçiqin: Putin në panik për shkak të letrave që Trumpi u dërgoi Thaçit dhe Vuçiqit - Bota Sot
Gazeta e afërt me Vuçiqin: Putin në panik për shkak të letrave që Trumpi u dërgoi Thaçit dhe Vuçiqit

Aktuale

Gazeta e afërt me Vuçiqin: Putin në panik për shkak të letrave që Trumpi u dërgoi Thaçit dhe Vuçiqit

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 17:13
Hashim Thaçi dhe Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do ta vizitojë Serbinë më 17 janar të vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur dje presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Me të afruar zgjidhja përfundimtare për problemin e Kosovës, dy fuqitë më të mëdha, SHBA-të dhe Rusia po luftojnë për dominim në këtë hapësira. Pas letrave që presidenti amerikan, Donald Trump u dërgoi Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit, ku bën thirrje për arritjen e shpejt të marrëveshjes, presidenti rus nuk humb kohë. Pas festave të fundvitit, Putin arrin në Serbi në tentim që të ndikoj në marrëveshjen që e vlerëson të dëmshme”, shkruan gazeta serbe, e cila njihet për afërsinë me Vuçiqin.

“Pas që marrëveshja në Paris më 11 nëntor nuk u arrit megjithë pritjet, Trump këtë e ka parë si mundësi që ta merr rolin kryesor dhe mentorimin në bisedime”, thotë një burim gazetës serbe.

Sipas këtij burimi, për këtë arsye, Trump në letrën dërguar Thaçit ka thënë se është i gatshëm ta pres atë dhe Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë në mënyrë që së bashku ta festojnë arritjen e marrëveshjes.

“Kjo nuk i ka ikur nga sytë liderit rus. Vizita e cila do të duhej të bëhej në nëntor, ishte shtyre, derisa presidenti Aleksandar Vuçiq dje ka thënë se Putini arrin në Serbi më 17 janar”, thekson gazeta.

Sipas “blicit”, Rusia dhe SHBA tashmë e kanë hapur edhe një front të ri, atë të dominimit në Ballkan.

“Putin është nervoz, sepse Serbia është qerdhja e vetme ruse në Ballkan dhe i vetmi aleat këtu. Ai frikësohet se me arritjen e marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, roli rus do të dobësohet”, thekson bashkëbiseduesi i së përditshmes serbe.

Kjo gazetë më tej thekson se në mediat ruse ditëve të fundit janë publikuar tekste negative për Vuçiqin, sepse Putin e vleëson presidentin serb të afërt me Perëndimin, para se gjithash me Berlinin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...