Zëdhënësi i KFOR-it ua bën me dije serbëve: ROSU mund të veprojë në veri edhe pa lejen e NATO-s

Aktuale

Zëdhënësi i KFOR-it ua bën me dije serbëve: ROSU mund të veprojë në veri edhe pa lejen e NATO-s

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 22:20
ROSU

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Graso, ka deklaruar se forcat speciale të Kosovës mund të veprojnë në veri edhe pa kërkuar lejen e misionit paqeruajtës së NATO-s.

Ai, në një intervistë për mediat serbe, ka thënë se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë mandat të veprojnë në çdo pjesë të Kosovës pa marrë miratimin nga ana e KFOR-it.

Ndërsa, sa i përket lëvizjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Graso tha se kjo duhet të lejohet nga ana e komandantit të KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat