Daçiq tregon nëse Amerika po kërkon që të përfshihet në dialog

Aktuale

Daçiq tregon nëse Amerika po kërkon që të përfshihet në dialog

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 16:32
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kërkojnë të hyjnë në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit dhe se nuk ka iniciativa formale për të ndryshuar formatin e dialogut.

“Nuk e kam fjalën për deklaratat e përditshme për zgjerimin e formateve që vijnë nga pala e Prishtinës. Kjo është shprehja e pakënaqësisë që kanë me Federica Mogherinin. Nga ana tjetër, SHBA-të nuk kërkojnë të hyjnë në dialog. Ndryshimi i formatit në këtë moment nuk është temë që po diskutohet, “tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat