Limaj: Ekipi negociator do të shkojë në Bruksel në 10 ditëshin e parë të janarit - Bota Sot
Limaj: Ekipi negociator do të shkojë në Bruksel në 10 ditëshin e parë të janarit

Aktuale

Limaj: Ekipi negociator do të shkojë në Bruksel në 10 ditëshin e parë të janarit

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 00:08
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh bashkëudhëheqës i ekipit shtetëror të Kosovës për dialogun përfundimtar me Serbinë, Fatmir Limaj, ka thënë se kërkesë kryesore që do t’i paraqitet palës serbe do të jetë njohja e pavarësisë së vendit.

“Shkojmë në dialog në Bruksel për një marrëveshje finale, obliguese, në zemër të së cilës është njohja, anëtarësimi në OKB, njohja nga 5 vendet e Bashkimit Evropian që s’na kanë njohur”, ka thënë Limaj në emisionin “DPT Te Fidani”.

“Nëse këto gjëra s’i ka, për çfarë dialogu po flasim?”, ka pyetur Limaj.

Boshti i problemit, ka vlerësuar Limaj, është mosnjohja e pavarësisë nga Serbia.

“Të gjitha temat zgjidhen nëse vijmë te momenti i njohjes reciproke”, është shprehur ai.

Limaj ka thënë se pala kosovare do të kërkojë “dialog të afatizuar”. Se sa do të zgjasë dialogu, ai ka thënë se "nuk varet vetëm prej nesh, por edhe nga pala serbe, edhe nga Brukseli”.

Limaj ka thënë se “në 10 ditëshin e parë të janarit” ekipi shtetëror do të shkojë në Bruksel, për bisedime me zyrtarët e lartë të BE’së, para rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...