"Budalla, horr e tuxhar" - fyerjet e këshilltarit të Kadri Veselit për Agim Bahtirin

Aktuale

"Budalla, horr e tuxhar" - fyerjet e këshilltarit të Kadri Veselit për Agim Bahtirin

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 08:34
Pamje nga darka e PDK-së

Blerim Latifi, këshilltari i kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kanë ndarë një tavolinë për të darkuar të martën në mbrëmje. Në mesin e tyre, ndodheshin edhe presidenti Thaçi dhe shumë zyrtarë të lartë të PDK-së.

Por, vetëm rreth gjashtë muaj më parë, Latifi e kishte fyer rëndë Bahtirin. E kishte quajtur “horr”, “budalla” e “tuxharr”.

Pasi Bahtiri e kishte kundërshtuar projektin e kryetarit të PDK-së për “Mitrovicën e Re”, Blerim Latifi i ishte kundëpërgjigjur ashpër kreut të Mitrovicës Jugore.

“Çdo herë që dikush bën diçka të mirë për Mitrovicën ky njeri, pra Agim Bahtiri, fillon e shqetësohet, fillon e bëhet nervoz dhe, në nervozë e sipër, ia lëshon komplet frenin budallakut të tij kronik”, kishte thënë Latifi në muajin gusht, duke e quajtur “budalla kronik” Bahtirin.

Latifi kishte shkuar edhe më tej. E kishte quajtur Bahtirin edhe “horr”.

“Dhe, si gjithmonë, në raste dështimesh, rishfaqet metoda e vjetër e ikjes nga përgjegjësia, metoda e projektimit të fajit të dikush tjetër. Horrat kur dështojnë, vrapojnë të fshihen nën strehën e patriotizmit”, kishte dkelaruar Latifi. “Po,[ai, v.j] është horr e shkuar horrit!”.

Këshilltari i Veselit kishte deklaurar se Bahtiri e kishte filluar karrierën si “tuxhat” në Mitrovicë, për të përfunduar “në baushtellat e Holandës”.

“Meqë po e di se kush e ka shitur Mitrovicën duhet ta pyesni Bahtirin ku ka ndodhë kjo. Mos vallë Veseli e ka shitur Mitrovicën në tregun e bagëtive të qytetit, aty ku Bahtiri ka filluar karrierën e tij prej tuxhari, për të përfunduar në baushtellat e Holandës. Agim Bahtiri do mbetej përgjithmonë tuxhar me letërnjoftim të Serbisë në xhep, po të mos ishte Kadri Veseli dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, kishte deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat