Paralajmërohet konferencë e jashtëzakonshme e naftëtarëve, pas kërkesës së Haradinajt

Aktuale

Paralajmërohet konferencë e jashtëzakonshme e naftëtarëve, pas kërkesës së Haradinajt

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme pas reagimit të kryeministrit, Ramush Haradinaj, lidhur me çmimin e naftës në vendin tonë.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Bernjani ka shprehur gatishmëri që të zhvillojë një takim me shefin e ekzekutivit dhe të diskutojë në hollësi rreth kësaj problematike.

Ndërkohe, gjatë ditë së sotme, shefi i qeverisë i ka bërë thirrje Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Ministrisë së Tregtisë dhe Shoqatës së Naftëtarëve që të marrin hapat e nevojshëm për të mos dëmtuar qytetarët me çmimin e Naftës.

Dëmtimi i padrejtë financiar i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i patolerueshëm. Kjo po ndodhë nga kompanitë që importojnë dhe shesin naftë në Kosovë.

Çmimi i naftës në tregun botëror dhe rajonal është më i ulët aktualisht, derisa në tregun kosovar, operatorët nuk kanë reflektuar. Çmimi i naftës duhet të jetë konform çmimit të tregut! Është e kuptueshme që tregu i lirë funksionon i pavarur, por kjo nuk nënkupton, në asnjë formë, dëmtimin e qëllimshëm të buxhetit të familjeve kosovare”, ka shkruar ai në Facebook.

Vlen të theksohet se Kosova ka çmimin më të ulët në regjion, pas Maqedonisë që ka akcizën më të ulët. Çmimet: Shqipëri – 1.45 nafta– Benz 1.46 Serbi 1.40 nafta – Benz 1.29 Mali i Zi: 1.26 nafta – Benz 1.27 Kosovë 1.15 nafta – Benz 1.16 Maqedoni 1.00 nafta – Benz 1.05.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat