Sejdiu reagon pas anulimit të seancës së thirurr nga opozita - Bota Sot
Sejdiu reagon pas anulimit të seancës së thirurr nga opozita

Aktuale

Sejdiu reagon pas anulimit të seancës së thirurr nga opozita

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 13:33
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemorkate, Dardan Sejdiu

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemorkate, Dardan Sejdiu e ka cilësuar “të çuditshme” situatën e sotme në Kuvendin e Kosovës, kur seanca e thirrur nga opozita për të diskutuar rreth dialogut nuk filloi në mungesë të kryesuesit të Kuvendit dhe deputetëve të mazhorancës.

Sejdiu u shpreh se deputetët e PSD-së kanë qenë në sallë dhe do të jenë të gatshëm “gjatë gjithë ditës së sotme” për të marrë pjesë në këtë seancë.

“Është situatë shumë e çuditshme. Ne si subjekt kemi qenë prezent në sallë dhe jemi këtu sot gjatë gjithë ditës dhe jemi të gatshëm kurdo për me fillu me seancë. Në fakt kemi vendimarrje të Kuvendit; i kthehet Kuvendit dialogu dhe me Ligjin për Dialog është e qartë se opozita mund të marrë një rol vendimmarrës në orientimin e dialogut”, u shpreh ai.

Sejdiu u shpreh edhe një herë se “është situatë e çuditshme kur ata që ftojnë seancën nuk janë në seancë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...