Bahtiri takon komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në Mitrovicë - Bota Sot
Bahtiri takon komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në Mitrovicë

Aktuale

Bahtiri takon komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në Mitrovicë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 14:28
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim komandantin e ri të KFOR-it, Lorenzo D’Addario

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim komandantin e ri të KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në Mitrovicë dhe gjendjen e sigurisë në komunë.

Kreu i Mitrovicës pasi vlerësoi lartë bashkëpunimin e komunës me pjesëtarët e KFOR-it, e njoftoi komandantin D’Addario mbi gjendjen aktuale politike e të sigurisë në komunë, për të cilën tha se është e qetë dhe pa probleme.

“Së pari më lejoni t’ju uroj postin e ri që ju e keni marrë, ne kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe me komandantin e mëhershëm, andaj shpresoj që raporte akoma më të mira do të kem edhe me ju, duke marrë parasysh që misioni juaj është shumë i rëndësishëm për shtetin tonë. Në komunën tonë janë bërë hapa të mëdhenj në stabilizimin e plotë të gjendjes së përgjithshme. Për këtë gjë u jam mirënjohës prezencës së KFOR-it, Policisë së Kosovës, Karabinierëve, dhe të gjithë ata që kontribuan në ruajtjen e paqes për qytetin tonë. Në këtë drejtim qenësor ka ndikuar edhe angazhimi dhe përkushtimi i vet qytetarëve, të të gjitha përkatësive etnike, për të pas një situatë të qetë dhe stabile”, tha ndër të tjera Bahtiri.

Ndërsa, komandanti i ri i KFOR-it, Lorenzo D’Addario, falënderoi për mirëpritjen dhe u shpreh të të jetë i kënaqur me të arriturat e qytetit dhe punën e kryetarit Bahtiri, duke shtuar se bashkëpunimi i mirë i deritanishëm ndërmjet Komunës dhe KFOR-it vetëm sa do të intensifikohet dhe të pasurohet edhe më shumë, me qëllimin e vetëm të realizimit të kërkesave të qytetarëve për të jetuar në paqe dhe për një jetë pa brenga.

Poashtu, komandanti i KFOR-it kërkoi nga Bahtiri që të mbesin vazhdimisht në kontakt dhe të jetë i informuar lidhur me të gjitha ngjarjet në Komunën e Mitrovicës, në mënyrë që bashkërisht të kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...