Limaj: Delegacioni s’mund të flasë mbi baza partiake, kemi detyrë unifikimin

Aktuale

Limaj: Delegacioni s’mund të flasë mbi baza partiake, kemi detyrë unifikimin

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 11:38
Fatmir Limaj

(E plotësuar) - Ambasadorët e Quintit sot janë informuar nga ekipi negociator dhe krerët e institucioneve për punën e ekipit shtetëror, ecurinë e dialogut si dhe përkushtimin e Kosovës për gjetjen e një konsensusi me Serbinë.

Pas takimit, i vetmi që u deklarua para mediave ishte bashkëdrejtuesi i ekipit, Fatmir Limaj.

Ai bëri të ditur se janë duke mbledhur materialet e diskutuara me Serbinë, si nga Presidenca ashtu edhe nga Kuvendi.

I pari i Nismës tha se me 8 janar në Bruksel do të priten nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ashtu siç ka qenë deri më tani.

Limaj: Ambasadorët shprehën përkrahje për delegacionin shtetëror dhe idetë tona

“Ideja e takimit ishte me treguar seriozitetin dhe përkushtimin e Kosovës në dialogun e mundshëm të ardhshëm me Serbinë, njoftuam ambasadorët me gjithë ecurinë që ka shkuar deri te krijimi i delegacionit, qëllimet e delegacionit, angazhimet që po i bëjmë në hartimin e platformës, përkushtimin e delegacionit për të vazhduar përpjekjet për një konsensus sa më të gjerë, fazat e ndërtimit të platformës.Ambasadorët shprehën përkrahje të plotë, natyrisht janë miqtë tanë, duan unitet, duan ta shohin Kosovën unike, sa më gjerë, inkurajuan që të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i angazhuar edhe të tjerët në proces. Dhanë mbështetje idesë sonë, angazhimeve tona, vet delegacionit shtetëror dhe institucioneve të Kosovë, dhe sikur çdo herë edhe tani shprehën gatishmëri për ta ndihnuar Kosovën në këtë hap të rëndësishëm final që do të sillte një marrëveshje obliguese për të dy shtetet, e kjo marrëveshje duke respektuar interesat e dy shteteve përfundimisht do të sillte paqe në rajon”, tha Limaj.  

Kurse sa i përket taksës prej 100% të vendosur për Serbinë, Limaj nuk pranoi të përgjigjet, duke thënë se është temë për mbledhjen e ekzekutivit. Ai tutje tha se janë të interesuar që të futen në dinamikë që sjell përmbylljen e marrëveshjes.

Limaj: Delegacioni s’mund të flasë mbi baza partiake, kemi detyrë unifikimin

“Ne e kemi për detyrë  për të unifikuar qëndrimet që Kosova të flasë me një zë. Delegacioni shtetëror nuk mund të flasë nbi baza partiake, delegacioni shtetëror nuk mund të flasë nga mendimet e tyre personale, prandaj është delegacion shtetëror. Qëndrimet e delegacionit shtetëror do të jenë qëndrime të politikës shtetërore të Kosovës në raport me Brukselin dhe me Serbinë”, tha Limaj, përcjell KosovaPress.

I pyetur për kritikat ndaj krijimit të ushtrisë, Limaj u shpreh se ajo vetëm se ka fuqizuar Kosovën.

Ishte presidenti serb, Aleksandar Vucic që deklaroi se Limaj nuk është i denjë për këtë rol në dialog, për shkak të së kaluarës së tij- duke pasur për referencë pjesëmarrjen e Limajt në UÇK.

Limaj u përgjigj duke thënë se s’ka nevojë që përfaqësuesit të pëlqehen ndërmjet vete.

Limaj: S’është e domosdoshme që përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë t’i pëlqejnë njëri-tjetrit

“Me pas ngu edhe vullnetin tonë, edhe na s’kishim biseduar me të. Përfaqësuesit e Kosovës i zgjedh populli i Kosovës, dhe përfaqësuesit e Serbisë i zgjedh populli serb, nuk është e domosdoshme me i pëlqy njëri-tjetrit. Sigurisht që si pëlqejmë njëri-tjetrit”, u shpreh ai.

Në këtë takim morën pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’connell si dhe ambasadorët e vendeve tjera dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë. 

Edhe pse ishin të ftuar që të jenë të pranishëm në këtë takim me partnerët perëndimorë, sërish munguan përfaqësuesit e LDK-së dhe Vetëvendosje. 

Ambasadorët e QUINT-it e mbështesin Kosovën në dialog me Serbinë

Pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUNT-it është deklaruar Fatmir Limaj, kryesuesi i Ekipit të Dialogut me Serbinë.

Kryesuesi i Ekipit të Dialogut me Serbinë, Fatmir Limaj, pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe presidentin Hashim Thaçi e kryeministrin Ramush Haradinaj, takim ky që ishte i thirrur nga kreyparlamentari Kadri Veseli, 

Limaj ka thënë se në këtë takim ambasadorët kanë përkrahur Kosovën për dialogun me Serbinë dhe se sipas tij, ata duan unitet.

Ai po ashtu ka thënë se ambasadorët mbështesin edhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo e cila është ligjërisht e obliguar për të dyja shtetet.

“Ambasadorët shprehen përkrahje të plotë dhe natyrisht duan unitet dhe duan ta shohin Kosovën unike dhe mbështesin idetë tona dhe angazhimin tonë… Dhe si çdo herë edhe këtë herë po e mbështesin Kosovën e mbështesin një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, marrëveshje e cila do të jetë obliguese për të dyja vendeve”, u shpreh Limaj.

Ai ka thënë se kjo ishte pak a shumë e tëra ajo që u bisedua në këtë takim.

Ndryshe në këtë takim ishin të ftuar edhe përfaqësuesit e LDK-së dhe VV-së, por nuk iu përgjigjën kësaj ftese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat