Berisha: Izet Demaj ishte luftëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së

Aktuale

Berisha: Izet Demaj ishte luftëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 18:43
Fotot e publikuara

Lajmi për vrasjen e policit Izet Demaj, e ka shokuar ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha, i cili e kishte bashkëluftëtar në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ka postuar edhe disa foto gjatë kohës së luftës me policin e ndier, Izet Dmaj.

Postimi i Berishajt në Facebook:

Jam i shokuar nga lajmi për rënien në krye të detyrës së policit Izet Demaj. Izetin, e njoha në luftën për lirinë e Kosovës, ishte luftëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së. Nga lufta doli fitimtar dhe sot dha jetën në mbrojtje të qytetarëve, të rendit e ligjit të shtetit për të cilin luftoi!

Me dhembje të thellë u shprehi ngushllimet e mia familjes Demaj, bashkëluftëtarëve, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe gjithë miqve.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Lavdi

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat