Caktohet paraburgimi për personat që ndihmuan grabitjen në Istog

Aktuale

Caktohet paraburgimi për personat që ndihmuan grabitjen në Istog

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 14:20
Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Y.M dhe U.M, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se :

Me datë 27.12.2018, rreth orës 15:30, pas marrëveshjes paraprake mes tyre për grabitjen e bankës NLB – Dega në Istog dhe tani të ndjerit K. M, kanë ndihmuar personin në kryerjen e veprës penale të vjedhjes grabitqare me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajnë, në atë mënyrë që, i pandehuri U me veturën e tani të ndjerit K, e tipit Golf 4, ngjyrë e kaltër e sjellë nga fshati Shushicë e Ulët, Komuna Istog dhe pasi që zbresin nga vetura afër stadiumit të qytetit, i ndjeri K i pajisur me pushkë automatike AK-47 dhe granatë dore, drejtohet për në bankën në fjalë, i pandehuri Y hynë në një lokal përballë për ta vëzhguar situatën dhe pas ballafaqimit me polici të tani të ndjerit K, që të dy të pandehurit ikin nga vendi i ngjarjes për në fshatin Shushicë.

Me këto veprime Y.M dhe U.M si bashkëkryes kishin për të kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale të vjedhjes grabitqare.

Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat