Lutfi Haziri nuk tërhiqet: Nuk bëhet asnjë punë pa LDK-në

Aktuale

Lutfi Haziri nuk tërhiqet: Nuk bëhet asnjë punë pa LDK-në

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 00:15
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri thotë se qeveria aktuale e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk ka legjitimitet.

“Nuk kemi legjitimitet të plotë, nuk arritëm me krijuar unitet, nuk arritëm me i liberalizu vizat”, tha Haziri në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.

Thotë se duhet caktuar një datë për zgjedhje para se partia e udhëhequr nga Isa Mustafa të bëhej pjesë e ekipit të unitetit.

Haziri ka thënë se pa LDK’në dialogu as nuk do të nis e as nuk do të përfundojë.

“ Dialogu ende nuk ka nis. Ai edhe nuk do të nis pa qenë edhe LDK pjesë e saj, po ashtu ky dialog nuk do të përfundojë pa LDK’në”

“Ne jemi në këtë pozitë ku legjitimiteti është parësor për neve. Deputetët tanë nuk janë numra por përfaqësues të qytetarëve”, tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat