Në ceremoninë e varrimit të oficerit të Policisë së Kosovës, Izet Demajt, i vrarë në krye të detyrës në Istog, nuk kanë marrë pjesë dy drejtuesit e institucioneve kryesore të vendit.
Për dallim nga kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli nuk kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit që është zhvilluar dje në varrezat e dëshmorëve në Koshare.
Kallxo u ka dërguar pyetje edhe Presidencës edhe Kuvendit për arsyen e mospjesëmarrjes së tyre në ceremoni, por deri në momentet e publikimit të këtij raporti këto institucione nuk kanë kthyer përgjigje.
Thaçi e Veseli kishin reaguar në ditën e rënies së policit Demaj, në përpjekje për të parandaluar një grabitje banke në Istog.
Izet Demaj u vra nga plumbat e grabitësit Kamer Metaj, i cili kishte hyrë për të grabitur filialin e bankës NLB ku kishte marrë peng edhe qytetarë.