Deputeti i LDK-së: Qeveria Haradinaj e krijuar për t’i bërë dëme vendit

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Qeveria Haradinaj e krijuar për t’i bërë dëme vendit

Nga: N.H Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 23:41
Qeveria Haradinaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka folur për qeverinë aktuale.

Selmanaj ka thënë se kjo qeveri është krijuar për t’i bërë dëme Kosovës.

“Është një thënie e vjetër; Diçka që lind e shtrembër nuk e drejton koha. Ajo po vazhdon të rritet si e shtrembër, nuk mund ta drejtojë në ketë kohë. Kjo qeveri është ndërtuar mbrapsht,  ka lindur mbrapsht, është ndërtuar mbi bazën e pazareve politike nëpër kafe të Kosovës me sekserë të ndryshëm, madje edhe me akterë të cilët nuk kanë pasur lidhje me zgjedhje, çifti i zëvendësministrit Dardan Gashi merr post, ndërkohë as që është matur në popull, madje as që ka parti politike. Nga ana tjetër kemi një parti politike si AKR-ja që ka vetëm dy deputetë e ndërkohë i ka katër dikastere të rëndësishme të Kosovës. Kjo qeveri është e dëmshme për Kosovën, kjo qeveri është krijuar për t’i krijuar dëme Kosovës, ne kontekstin politik edhe ekonomike. Në kontekstin ekonomikë e them sepse Kosova nuk e ka një kryeministër, por pesë kryeministra. Secila parti politike i përgjigjet shefit të partisë dhe jo shefit të qeverisë. Kjo të qetë në një situatë se Kosova nuk ka qeveri”, ka thënë Selmanaj.

Sipas tij, qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, sa më parë të shkojë është aq më mirë për vendin.

Image
Driton Selmanaj

“Një qeveri e polarizume, e ndarë mbi bazën e interesave. Kjo qeveri është shquar për skandale, korrupsion, me pesë-gjashtë anëtarë të kabinetit me aktakuza dhe me vendime më të paskrupulltave, prej rritjes së pagave 100 për qind, deri të vendimet absurde duke falur para në mënyra abuzive të cilat ata i ndërmarrin çdo ditë. Prandaj, kjo qeveri, sa më parë të shkojë aq më mirë për vendin. Për mendimin tim kur ishte dashur të shkojë kjo qeveri unë them se ka qenë dje dhe jo nesër. Megjithatë, kjo qeveri do të zgjas aq sa do të zgjasin interesat e pronarëve të feudeve të tyre”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së gjithashtu ka shtuar se viti 2019, do të jetë fundi i kësaj legjislature.

“Ne si opozitë, si LDK kemi provuar ta rrëzojmë ketë qeveri, por nuk kemi mundur, sepse nuk i kemi pasur numrat, sepse për LDK-në vetëm një deputet me siguru për të ardhur nga ana tjetër është shumë e vështirë, pasi që ne nuk kemi asnjë mjet të cilin ata e kanë. As shantazhin, as kërcënimin, as blerjen, nuk janë këto metodat që partia jonë funksionon, por ata i kanë dhe i gjënë shumë lehtë, sepse blenë deputetë madje brenda oborrit tonë dhe ketë nuk e kanë problem është mjet i tyre. Sipas vlerësimit tim, kjo qeveri nuk është dashur të krijohet fare, si e tillë është jofunksionale, por edhe një element tjetër mendoj se viti 2019 është fundi i kësaj qeverie”, ka shtuar Selmanaj i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat