Haradinaj: Nëse Serbia nuk na njeh, taksa do të qëndrojë përgjithmonë - Bota Sot
Haradinaj: Nëse Serbia nuk na njeh, taksa do të qëndrojë përgjithmonë

Aktuale

Haradinaj: Nëse Serbia nuk na njeh, taksa do të qëndrojë përgjithmonë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 11:33
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Avancimet e fundit në dialogun me Serbinë, përmirësimi i infrastrukturës ligjore dhe të sigurisë si dhe përparimet e tjera në vend, i kanë hapur rrugë Qeverisë që në vitin që po hyjmë të jetë e përkushtuar në zhvillimin ekonomik.

Kështu ka deklaruar kryeministri Ramush Haradinaj, në konferencën e fundvitit me gazetarë, ku foli për objektivat dhe sfidat e  Qeverisë për vitin 2019.

Haradinaj: Vitin që vjen do t’i përkushtohemi zhvillimit ekonomik të vendit

“Në Kosovë e kemi më në fund mundësinë që një pjesë më të madhe të kohës tonë në qeverisje t’ia kushtojmë ekonomisë në vitin që vjen. Ky është lajmi më i mirë i mundshëm që ka mund me e dhënë një qeveri e vendit. Temat e infrastrukturës ligjore, ose materia tjetër e nevojshme ka arritur një përparim vërtet të respektueshëm. Pastaj, infrastruktura e sigurisë ka mbërri nivelin e duhur dhe është në binarët e vet”, tha Haradinaj.

Duke folur për takën 100 për qind, kryeministri u shpreh i vendosur se nëse Serbia nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës, taksa do të mbetet në fuqi përgjithmonë.

Kreu i ekzekutivit tha se nëse Serbia do të kishte punuar në logjikën evropiane në Ballkan, duke u marrë vesh për njohjen reciproke me Kosovën, taksa 100 përqind do të hiqej menjëherë.

Porse, ashtu si është njëherë për njëherë puna, Haradinaj tha se nuk ka mundësi që të hiqet taksa.

Haradinaj: Nëse Serbia nuk na njeh, taksa do të qëndrojë përgjithmonë

“Nëse e marrim buxhetin e ekonomisë të Serbisë që është mbi 900 milionë, një pjesë e këtyre pareve shkon në blerje të armatimit, dhe shkojnë i blejnë në Moskë, do të thotë që ne, duke ia mundësuar Serbisë një treg të brendshëm, se Kosovën e ka pasur treg të brendshëm, ia kemi dhënë disa qindra milionë për të blerë armatim në Moskë. Nëse Serbia nuk ndryshon, është e njëjta Serbi që paraqet një mini-Rusi në Ballkan, atëherë taksa ka me mbet përgjithmonë, përjetësisht. Taksa nuk është vetëm e imja, do të bëjë konsulta me kolegët e mi, por dora ime nuk çohet me e heq në këto rrethana”, tha Haradinaj.

Duke folur për taksën 100 për qind, ai tha se kanë marrë vendim që i gjithë malli që ka hyrë në vend para ditës kur është marrë vendimi, të mos i nënshtrohet taksës 100 për qind.

Haradinaj paralajmëroi se vitin që  vjen, Kosovën e presin shumë sfida. Ai u shpreh se çështje me më urgjencë është futja e Kosovës në agjendë për liberalizimin e vizave.

Haradinaj: Vitin tjetër, BE-ja të na liberalizojë vizat

Image

“Jemi në nevojë që BE-ja të merr vendim të vizave sa më shpejt. Do të ishte e arsyeshme nëse mbahet një takim i Këshillit të Ministrave në shkurt, që të na japin liberalizimin, do ta lehtësonte gjendjen ne Kosovë dhe rajon”, u shpreh ai.

Sa i përket dialogut, kryeministri Haradinaj tha se votimi i delegacionit shtetëror e ka gjetur përkrahjen e të gjithëve, ndërsa shtoi se është momenti i fundit që delegacionit t’i jepet i gjithë dokumentacioni i deritashëm, e një gjë të tillë tha se e ka kërkuar edhe nga presidenti Hashim Thaçi.

Ndërsa sa i përket deklaratave të presidentit, se do të jetë në Brezovicë ditën kur delegacioni shtetëror i prirë nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti do të jenë në Bruksel, Haradinaj tha se e ‘konfirmojnë rolin e plotë të delegacionit’.

Ndërsa, sa i përket koncept-dokumentit për lojërat e fatit, kreu i ekzekutivit tha se nuk ka logjikë që kur Qeveria dëshiron të vendosë rregull, dikush të frikësohet.

Haradinaj tha se ka dyshime të bazuara se në këtë treg të këtillë kaotik ka edhe pastrim parash, teksa është përgjigjur edhe për akuzat e ish-kryeministrit Isa Mustafa, i cili në Facebook kishte thënë se “Qeveria Haradinaj dështoi në fushat themelore, por me një premtim të madh për kumarin dhe kumarxhinjtë”.

Haradinaj: Në qeverisjen e Isa Mustafës pati lulëzim të lojërave të fatit

“Me e akuzuar një Qeveri se dëshiron të vendosë bazë ligjore në një treg që ka ekzistuar në kohën e Qeverisë tjetër, në kohën e Qeverisë Mustafa, ka lulëzuar, është rritur. Të dhënat flasin për një ekspansion. E habitshme, pra. Nëse dëshirojnë të gjejnë një kauzë zgjedhore, për të bërë debat me Qeverinë e Kosovës e me kryeministrin Haradinaj, i kisha lut që t’i bëjnë ‘update’ pak hartat se në ato hartat e vjetra nuk besoj se iu bëjnë punë më”, u shpreh ai.

I pyetur  për ngjarjet në fushën e sigurisë, konkretisht për rastet e grabitjeve  të cilat janë shpeshtuar kohëve të fundi në vend, Haradinaj u shpreh se beson se mekanizmat shtetërorë të sigurisë e kanë në fokus këtë dukuri.

Kryeministri foli edhe për raportet e punës së zëvendësministrave, me ç’rast tha se në fillim të janarit pritet që këta të fundit të dorëzojnë përmbledhjet e punës së tyre.

Ndryshe, parametrat e Qeverisë Haradinaj dhe diferenca kundrejt asaj paraprake, në numra dhe fjalë fletë se si 15-mujorin e punës së saj, Qeveria aktuale po e përmbyllë me 977 vendime të marra, mbi dyfishin e Qeverisë së kaluar për periudhë të njëjtë kohore.

***

Pas punës intensive 15 mujore që ka kryer Qeveria e Kosovës, më në fund ka ardhur mundësia që e gjithë vëmendja të kthehet kah zhvillimi i ekonomisë në vend.

Kështu ka deklaruar sot kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, në konferencën e fundvitit me gazetarë.

Duke folur për takën 100 %, kryeministri u shpreh i vendosur se nëse Serbia nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës, taksa do të mbetet në fuqi përgjithmonë.

"Masa pos që është politike është edhe në mbrojtje të sigurisë të Kosovës. Nëse Serbia nuk ndryshon, një mini Rusi në Ballkan, atëherë taksa ka me mbet përgjithmonë, përjetësisht. Nëse Serbia dëshiron njohje reciproke do e hiqnim menjëherë. Kur mundemi me u tërheqë? Sa më shpejtë që bimë dakord për njohjen reciproke”, tha Haradinaj.

Kurse për marrëveshjen finale në mes Kosovës dhe Serbisë,  Haradinaj tha se delegacioni shtetëror e ka përkrahjen e Qeverisë, derisa theksoi se negocimi bëhet prej delegacionit, jo prej dy njerëzve.

“Unë kam kërkuar që edhe Presidenti të ua dërgojë delegacionit krejt çka posedon", u shpreh ai.

I pyetur  për ngjarjet në fushën e sigurisë, konkretisht për rastet e grabitjeve  të cilat janë shpeshtuar në vend, Haradinaj  beson se mekanizmat shtetëror të sigurisë e kanë në fokus këtë dukuri.

 Haradinaj paralajmëroi se vitin që  vjen, Kosovën e presin shumë sfida. Ai u shpreh se çështje me më urgjencë për të është futja e Kosovës në agjendë për liberalizimin e vizave.

***

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka potencuar edhe njëherë se Qeveria e Kosovës nuk tërhiqet nga vendimi i vendosjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe përderisa Serbia vazhdon me agresioni e njëjtë.

Në një konferencë për fundvit për gazetarët, Haradinaj ka thënë se nëse Serbia vazhdon të sillet si një mini-Rusi në Ballkan, atëherë taksa do vazhdojë përjetësisht.

“Sa i përket argumenteve apo arsyeshmërisë pse kemi ardhur deri te taksa dihet. Kosova ndodhet para një rreziku, agresioni të Serbisë. Masa përveç që është ekonomike është edhe në mbrojte të sigurisë kombëtare të Kosovës.

Nëse e kemi parasysh buxhetin e Serbisë, atëherë një pjesë e kësaj shkon në blerje të armatimit dhe ata shkojnë i blejnë Moskë, dhe ne duke i siguruar Serbisë një treg të brendshëm, ia kemi dhënë mundësinë që të shkojnë në Moskë dhe të blejnë armatim. Nëse Sebria nuk ndryshon, është e njëjta Serbi që paraqet një mini-Rusi në Ballkan, atëherë taksa ka me mbet përgjithmonë, përjetësisht. 

Nëse Serbia dëshiron të punojë me logjikën Evropiane dhe amerikane në Ballkan dhe dëshiron të merret me njohje reciproke do e kishim hequr sot apo sa më shpejt”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj pret sërish raporte nga zëvendës ministrat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se është në pritje të raporteve të reja të punës së zëvendës ministrave në qeverinë e tij.

Në një konferencë për shtyp në ditën e fundit të vitit, ai tha se pret që gjatë janarit, zëvendës ministrat e tij t’ia dërgojnë raportet e dyta të punës.

Qeveria e Haradinajt është kritikuar gjerësisht gjatë vitit 2018 për numrin e madh të zëvendës ministrave të emëruar. Aktualisht qeveria ka mbi 80 të tillë.

“E kemi paraparë një raport për fundvit, besoj gjatë janarit do t’i dërgojnë”, tha Haradinaj kur u pyet.

“Disa janë të mirë. Naim Qelaj për shembull (zëvendës ministër i Drejtësisë) ka bërë punë të mirë në dokumente kundër dhunës në familje. Por janë shumë, e di. nuk ka dilemë që janë shumë”, tha Haradinaj.

***

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2018 dhe festave të fundvitit, mban konferencën përmbyllëse për medie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...