Le Pen: Kosova është bërë koloni e SHBA-së

Aktuale

Le Pen: Kosova është bërë koloni e SHBA-së

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 13:43
Jean-Marie Le Pen

Themeluesi dhe ish-lideri i partisë së djathtë ekstreme franceze Fronti Kombëtar (FN), Jean-Marie Le Pen ka bërë kritika të reja në drejtim të Kosovës.

Themeluesi dhe ish-lideri i partisë së djathtë ekstreme franceze Fronti Kombëtar (FN), Jean-Marie Le Pen ka deklaruar se Kosova në planin strategjik është shëndrruar në koloni amerikane dhe se SHBA atje kanë bazën ushtarake më të madhe në Evropë.

“Kjo ua mundëson zyrtarëve nga Prishtina të bëhen të rëndësishëm. Andaj, do të shohim”, deklaroi Le Pen për “Veçerenje Novosti”.

Ai shtoi se qëndron kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, duke pyetur se çfarë i nevojitet Prishtinës një ushtri e tillë duke “mos pasur kapacitete administruese për të”.

Le Pen u shpreh se shqiptarët me ndihmën e perëndimoreve kanë dëbuar serbët nga Kosova.

“Nëse Putin do të ishte në qeverisje të Rusisë në atë kohë, SHBA nuk do ta bombardonin Serbinë, e as Kosova nuk do të ishte e pavarur”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat