Xhevdet Mazrekaj: Kryeministri Haradinaj u bë “djalë Broje” dhe “Car Rusie”

Aktuale

Xhevdet Mazrekaj: Kryeministri Haradinaj u bë “djalë Broje” dhe “Car Rusie”

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 16:53
Xhevdet Mazrekaj

Editori i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, ka publikuar një fotografi të viteve të 70-ta nga vendi i quajtur Bjelluhë.

Mazrekaj, përmes një postimi në Facebook, gjatë publikimit të kësaj fotografie, thotë se kjo tokë është jashtëzakonisht e vlefshëm për Kosovës, e cila padrejtësisht u bë pjesë e Malit të Zi.

Mazrekaj, i ka komentuar edhe deklaratat e Ramush Haradinaj, i cili para se të bëhej kryeministër, kishte thënë se, tokat janë tonat dhe askush nuk ka guxim që t’i prekë, e në këtë rast as presidenti Hashim Thaçi të cilin e quante “djal i Brojës”, por as Cari  Rusisë.

Megjithatë, Haradinaj, me te marrë postin e kryeministrit, ndryshoi mendim, këto toka ia dhuroi Malit të Zi.

E për këtë, Mazrekaj thotë se, kryeministrit Haradinaj i doli rrena në fushë, pasi vet u bë “djalë Broje” dhe “Car Rusie”.

Image
Bjelluha

Lexojeni më poshtë, shkrimin komplet të Xhevdet Mazrekajt:

Na ishte njëherë Bjelluha

Foto e realizuar dikur në vitet e 70-ta, duke praktikuar pasionin tim, skijimin, në Bjelluhë. Nga e djathta, unë në moshën 12-13 vjeçare.

Bjelluha, kjo tokë jashtëzakonisht e vlefshme për Kosovën, padrejtësisht u bë pjesë e Malit të Zi.

Sa herë që e shoh këtë fotografi, kujtojë se sa hipokritë e gënjeshtarë janë disa nga politikanët e Kosovës.

Para se të bëhej kryeministër, Ramush Haradinaj, thoshte se këto toka janë tonat dhe nuk guxon t`i prekë askush, as Presidenti Thaçi të cilin e quante “djali i Brojes” e as Cari i Rusisë.

Pasi u bë kryeministër, Haradinajt, i doli rrena në fushë. U bë vet “djalë Broje” e “Car Rusie”, dhe i`a fali këto toka Malit të zi, pa asnjë hezitim.

Demarkacioni me Malin e zi, ishte padrejtësia më e madhe që iu bë Kosovës gjatë këtij viti. Historia do t`i dënojë këta politikanë, që për një copë pushtet falën pjesën më të vlefshme që ka Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat