“Super Qeveria” e Ramush Haradinajt: Kaq shumë i kushton buxhetit të shtetit (Shifra) - Bota Sot
“Super Qeveria” e Ramush Haradinajt: Kaq shumë i kushton buxhetit të shtetit (Shifra)

Aktuale

“Super Qeveria” e Ramush Haradinajt: Kaq shumë i kushton buxhetit të shtetit (Shifra)

Më: 2 janar 2019 Në ora: 13:51
Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj është më e madhja ndonjëherë në Kosovë.

Kjo qeveri, përpos numrit të madh të zëvendëskryeministrave, ministrave dhe zëvendësministrave, ka edhe pagat më të mëdha në rajon.

Me vendimin që kishte marrë Ramush Haradinaj me të ardhë në krye të qeverisë ka dyfishuar pagat e të gjithë stafit politik.

Kryeministri Haradinaj vetit i ka caktuar pagë prej 2950 euro, që për një vit i bie të marrë 35 mijë e 400 euro.

Pesë zëvendësit e tij, do të marrin nga 2500 euro pagë mujore, që brenda një viti i bie mbi 150 mijë euro.

Qeveria e Kosovës ka aktualisht 21 ministri, të cilët marrin pagë 2 mijë euro në muaj. Brenda vitit ministrat marrrin paga hiq më pak se 504 mijë euro brenda vitit.

E, kur kësaj mega qeveria i shtohet edhe numri i zëvendësministrave që është mbi 80, që kanë pagë 1150 euro në muaj, atëherë ata buxhetit i kushtojnë mbi 1.1 milionë euro në vit.

Image

KËTU E GJENI LISTË ME EMRAT E ZËVENDËSKRYEMINISTRIAVE DHE TË MINISTRAVE

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...