Haradinaj: Engel ikonë e miqësisë së përjetshme me SHBA-në

Aktuale

Haradinaj: Engel ikonë e miqësisë së përjetshme me SHBA-në

Më: 5 janar 2019 Në ora: 08:49
Ramush Haradinaj dhe Eliot Engel

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka përshëndetur zgjedhjen e Eliot Engel në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan.

Haradinaj, përmes një posti i në Facebook, ka thënë se zgjedhja e tij në këtë post është një krah i fuqishëm për Kosovën në kohën kur shteti ynë është duke u konsoliduar ndërkombëtarisht.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Zgjedhja e Kongresistit dhe mikut tonë të madh, Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën. Engel për dekada, deri në përmasa heroike, u angazhua për çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve. Për popullin e Kosovës emri i Engel është ikonë e miqësisë së përjetshme me ShBA-në dhe zgjedhja e tij, në kohën kur Kosova është në fazën e përmbylljes së konsolidimit ndërkombëtar, është krah i fuqishëm për ne. Urime mik!”, ka shkruar Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat