Pacolli ankohet tek QUNIT-i për ndalesat që Serbia po ua bën përfqësuesve të komunitetit serb

Aktuale

Pacolli ankohet tek QUNIT-i për ndalesat që Serbia po ua bën përfqësuesve të komunitetit serb

Më: 5 janar 2019 Në ora: 16:06
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka shkruar letër informimi Bashkimit Evropian dhe shteteve të Kuintit lidhur me ndalimin e nënkryetarit të Partisë së Pavarur Liberale (SLS), Boban Stankovic, Zëvendësministër i Kulurës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës, ndalim që vie vetëm ditë pas ndalimit të kyretarit të po kësaj partie, Slobodan Petrovic, Deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në këtë letër, Pacolli shpehet se rastet e ndalimit të pëfaqësuesve të komunitetit serb, njëherësh zyrtarë të Republikës së Kosovës, janë tregues i qartë se Serbia po punon haptas kundër integrimit të komunitetit serb në jetën publike dhe institucionale të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Pacolli sipas kësaj letre, rikujtoj që kjo sjellje e autoritieteve të Beogardit vie në një kohë kur komuniteti serb që jeton në Republikën e Kosovës, ka shprehur në vazhdimësi shqetësimet lidhur me vrasjen e Oliver Ivanovic, politikan i cili ishte kritik ndaj ndërhyrjeve të Beogradit në jetën politike dhe institucionale të serbëve të Kosovës.

Kjo politikë e Beogradit, thekson Pacolli,  ka për qëllim nxitjen e panikut dhe frikës tek komuniteti jo shumicë serb që jeton në Republikën e Kosovës, në dëm të pjesëmarrjes aktive në jetën politike e institucionale të vendit. Në përmbyllje të kësaj letre, Pacolli thekson nevojën e ndërhyrjes së menjëhershmë të komunitetit ndërkombëtar në parandalimin e rasteve të tilla, sepse siç është shprehur Ministri Pacolli, nuk dihet se sa larg është e përgaditur Serbia të shkoj me këtë agjendë.Ndryshe, BIA serbe ka marrë në pyetje para disa ditësh Petroviqin dhe Stankoviqin.

Ndaj këtyre rasteve kanë reaguar drejtuesit e institucioneve të Kosovës, duke vlerësuar këto raste si presione që po u bëhen serbëve, që janë pjesë e institucioneve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat