Selmanaj reagon ndaj sondazhit: LDK është 8 për qind përpara VV-së

Aktuale

Selmanaj reagon ndaj sondazhit: LDK është 8 për qind përpara VV-së

Nga: G.B Më: 7 janar 2019 Në ora: 12:17
Driton Selmanaj

Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj sondazhit të VV-së, ku LDK renditet e para.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj ka thënë se sondazhet për një vit rresht e nxjerrin LDK-në të parën, me së paku 8 për qind përpara VV-së, përcjell Bota sot.

Më tutje ai ka thënë se ky rezultat i mundëson LDK-së, që të udhëheq me Qeverinë e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Sondazhet për një vit rresht e nxjerrin LDK-në të parën me mbi 30%, me së paku 8 pikë të përqindjes përpara partisë së dytë. Me trendin e rritjes të vitit 2018, LDK-ja shpejt arrinë 35% të përkrahjes qytetare.

Ky rezultat i mundëson LDK-së të udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Dhe për këtë LDK-ja nuk bënë kompromis. Qëndrimi i Kryesisë dhe i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është i qartë, Qeveria e Kosovës do të udhëhiqet nga Kryeminsitri i LDK-së.

LDK-ja është qartë alternativa më e besueshme për ruajtjen e shtetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, për zhvillim ekonomik e social dhe për integrim në BE.

LDK-ja nuk bënë kompromis me përgjegjësinë që i japin qytetarët për të udhëhequr me shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat