Kosova i “gjunjëzohet shovinizmit”, ja si ndalet plani serbo-rus për ndarjen e Kosovës!

Aktuale

Kosova i “gjunjëzohet shovinizmit”, ja si ndalet plani serbo-rus për ndarjen e Kosovës!

Nga: N.Sh Më: 7 janar 2019 Në ora: 13:24
Harta e Kosovës

Politologu dhe njohësi i proceseve politike në Kosovë, Faik Krasniqi thotë se është gjunjëzim para shovinizmit serb dhe para planeve të Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës, heqja e taksës ndaj Serbisë për produktet e tyre.

Ai thotë se zgjedhjet janë opsione më i mirë për të ndaluar Thaçin.

Krasniqi tutje pohon se, një qeveri me shumicë shqiptarë do të nxjerrtë jashtë lojës presidentin Thaçi i cili ka për qëllim të zbatoj planin serbo-rus.

“Heqja e taksës ndaj Serbisë, do te thotë t'i gjunjëzohesh shovinizmit serb dhe planeve te Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës. Zgjedhjet janë opsioni me i mire i mundshëm për ta ndalur këtë njeri, sepse një Qeveri me shumice shqiptare do ta nxirrte jashtë loje njeriun qe ka për qellim ta zbatoje ne perpikmeri planin serbo-rus!”, shkruan Krasniqi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat