Haradinaj: Kështu komunikuam me NATO’n gjatë bombardimeve - Bota Sot
Haradinaj: Kështu komunikuam me NATO’n gjatë bombardimeve

Aktuale

Haradinaj: Kështu komunikuam me NATO’n gjatë bombardimeve

Më: 7 janar 2019 Në ora: 20:59
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar bombardimet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se bombardimet nga NATO’ja ishin kthesë e madhe në luftën e Kosovës.

“Ditët e bombardimeve kanë qenë shumë me rëndësi”, është shprehur ai, duke treguar se ka ndjekur rregullisht televizionet e huaja, si BBC dhe CNN, që raportonin vazhdimisht për luftën në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se ka pasur satelit për ndjekjen e këtyre televizioneve. Ai ka thënë se ka pasur edhe telefon satelitor, me të cilin ka komunikuar jo vetëm me bashkëluftëtarët, por edhe me Perëndimim.

“Kemi provuar të komunikojmë me aleatët”, ka theksuar ai.

“Jo çdo herë ka funksionuar, jo çdoherë ka qenë e mundshme”, ka treguar Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...