Ramush Haradinaj përlotet kur flet për babanë e tij

Aktuale

Ramush Haradinaj përlotet kur flet për babanë e tij

Më: 7 janar 2019 Në ora: 22:18
Ramush Haradinaj

Ditën kur Kuvendi i Kosovës votoi për formimin e ushtrisë, Kryeministri Ramush Haradinaj përcolli një mesazh emocional për babanë e tij të ndjerë.

“E ka pasur ushtrinë shumë interesim. E ka pasur gjithmonë këtë gjë”, tha ai.

Por cili ka qenë raporti i kryeministrit me babën e tij?

“Ka qenë jeta e randë. Ai që s’e ka provu dhimbjen në familje s’e di. Shumë vdekje pa rend, me të vdekë fëmija me siguri është shumë e rëndë’, tha Haradinaj.

“Ai ka kalu nëpër shumë sfida. Nuk është dorëzu por ka pasur dilema se si kanë me shku senet”, tha Haradinaj.

“Imagjino me qenë në një rrezik dhe po në atë rrezik me i pasur edhe fëmijët. Situatë e rëndë”, tha Haradinaj.

Por nga kush përbëhet tani familja Haradinaj.

 “Na jemi plot me kushëri e tjerë. Prej Ilmisë tash jemi 4 djem të gjallë, i kemi 4 motra por është edhe djali i Shkëlzenit, Luani. Të gjithë ne i kemi nga 2 e 3 fëmijë’, tha Haradinaj.

“Fatkeqësisht s’na bjen shumë kohë me nejtë bashkë. Me Dautin rri më shpesh”, tha Haradinaj.

“Fëmija s’besoj që na kanë ngja”, tha ai, duke folur për dëshirat e fëmijëve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat