Veseli: Të bëhemi bashkë, të dalim fitues në dialog

Aktuale

Veseli: Të bëhemi bashkë, të dalim fitues në dialog

Më: 8 janar 2019 Në ora: 10:33
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje akterëve politikë të bëhen bashkë në interes të shtetit me theks të veçantë për marrëveshjen finale në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Na duhet të jemi më të bashkuar brenda si Kosovë. Ashtu siç kemi qenë në të kaluarën e afërt. Nuk kemi kohë për të humbur, bashkimi për interes të shtetit duhet të ndodhë menjëherë. Është koha për të menduar për vendin, jo për interesat tjera apo për kalkulime përfitimesh nga gabimet e pritura të të tjerëve. është në pyetje kombi, shteti dhe partneriteti me SHBA-të dhe vendet perëndimore. Ne nuk hyjmë në dialog për të gabuar. As për të humbur. Hyjmë vetëm për të fituar dhe do të fitojmë. Kush mendon ndryshe është duke gabuar shumë”, shkruan kreu i legjislativit njëherësh kryetari I PDK-së.

Veseli thotë se delegacioni shtetëror që përfaqëson Kosovën në Bruksel ka mandat legjitim nga Kuvendi dhe vendimet që do të merren do të jenë në respekt të plotë të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës dhe në koordinim më partnerët tanë perëndimorë.

“Kosova është e gatshme dhe e vendosur për dialog me Serbinë. Ne nuk do të lejojmë asnjë rezultat që dobëson integritetin e shtetit të Kosovës. Ne hyjmë në dialog për ta fuqizuar edhe më shumë shtetin e Kosovës dhe do t’ia arrijmë kësaj pa asnjë mëdyshje”, shkruan Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat