Aksidentohet ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa

Aktuale

Aksidentohet ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa

Më: 8 janar 2019 Në ora: 11:53
Ekrem Mustafa

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, është aksidentuar me makinë derisa po udhëtonte nga shtëpia drejt punës.

Sipas burimeve makina me të cilën po udhëtonte ministri është goditur nga një makinë tjetër nga prapa.

Pas aksidentit ata janë dërguar në Emergjencën e QKUK-së.

Sipas burimeve shoferi i cili ishte duke drejtuar makinën e ministrit Mustafa është lënduar, ndërsa Ekrem Mustafa është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim në QKUK.

"Zyra per informim ne QKUK, Ju informon se 3 persona kane kerkuar ndihme mjekesore si pasoje e nje aksidenitit ne komunikacion. Me te cilin sipas mjekeve emergjnet, ata kane pasur lendime te lehta. Njera nga ta pas tretmanit mjekesor eshte liruar per ne shtepi. Ndersa te tjeret jane ende duke u trajtuar ne Qendren Emergjente", thuhet në përgjigjen e kësaj zyre për Express.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat