Eide mbështetë idenë e Thaçit për korrigjimin e kufijve me Serbinë, Thaçi e falënderon

Aktuale

Eide mbështetë idenë e Thaçit për korrigjimin e kufijve me Serbinë, Thaçi e falënderon

Më: 8 janar 2019 Në ora: 23:37
Kai Eide

Ish i dërguari i OKB-së për Kosovën, Kai Eide ka shkruar se stagnimi është i papranueshëm dhe se një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë duhet të gjendet tani.

“Një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të stabilizuar raportet duhet të ndodhë tani, për të krijuar stabilitet rajon dhe përfshirje në organizatat ndërkombëtare. Hapat e tjerë që pengojnë marrëdhëniet mes palëve duhet shmangur.”, ka shkruar Eide në Twitter.

Pak minuta më vonë, Presidenti Thaçi e ka falënderuar ish-diplomatin norvegjez për përkrahjen e dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat