Flet ushtarja e UÇK-së që është ftuar nga Gjykata Speciale: Nuk kam asgjë të fsheh...

Aktuale

Flet ushtarja e UÇK-së që është ftuar nga Gjykata Speciale: Nuk kam asgjë të fsheh...

Nga: A.M. Më: 10 janar 2019 Në ora: 08:14
Raimonda Rreci

Raimonda Rreci është ushtarja e parë e ftuar nga Gjykata Speciale, këtë e ka bërë të ditur në profilin e saj në Facebook.

Po ashtu, ajo ka reaguar sërish duke sqaruar se ftesa nga Gjykata Speciale është bërë përmes një email në të cilën nuk është cekur se në çfarë cilësie është ftuar, por sipas një thirrje telefonike nga Macgregor ka kuptuar se është ftuar si dëshmitare.

Ajo ka shkruar se “Nuk kam plane të mos i përgjigjem gjykatës pa marr parasysh se në çfarë cilësie. Nuk kam asgjë të fsheh, mbase deklaratat e mia nuk do ju pëlqejnë por unë do i përgjigjem”.

Postimi i plotë:

Ju falemnderit te gjitheve per perkrahjen qe jeni duke me dhene si permes mesazheve ne media sociale apo edhe telefonatat e panumerta qe kur e bera publike ate njoftimin per ftese. Po me pyesni ne cfare cilesie jam e ftuar ? Ne email por edhe permes kerkeses qe i eshte derguar departamentit te shtetit ketu ne Amerike, realisht nuk ceket se ne cfare kategorie dhe per kete jane duke u marre qeveria Amerikane me gjykaten specjale. Ne telefonaten qe kisha me zonjen Macgregor me date 04.12.2018 me tha se jam duke u cilesuar si deshmitare.

Ishte kerkesa ime qe rasti te dergohej permes organeve zyrtare keshtu qe mbetet te presim per informata te metutjeshme.

Nuk kam plane te mos i pergjigjem gjykates pa marr parasyshe se ne cfare cilesie. Nuk kam asgje te fsheh, mbase deklaratat e mia nuk do ju pelqejne por une do i pergjigjem.

Mbetem krenare me luften tone, ne nuk bem asgje me shume se mbrojtem pragun e deres.

Me respekt

Raimonda Rreci

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat