Kuvendi fillon sesionin e ri më 21 janar

Aktuale

Kuvendi fillon sesionin e ri më 21 janar

Më: 10 janar 2019 Në ora: 13:29
Kuvendi i Kosoves

Kuvendi i Kosovës, zyrtarisht sesionin pranveror do ta filloj me 21 janar 2019, por ende nuk është caktuar ndonjë datë për mbajtje të mbledhjes së Kryesisë.

Musli Krasniqi, drejtor i zyrës për media dhe marrëdhënie me publikun ka thënë se ende nuk është caktuar data për mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë.

“Për çdo aktivitet do të njoftoheni zyrtarisht edhe përmes faqes së Kuvendit dhe përmes e-mailit. Deri tash nuk jemi në dijeni për ndonjë datë për mbajtën e mbledhjes së kryesisë”, tha ai.

Krasniqi shtoi se me 21 janar fillon sesioni pranveror dhe se prej 21 e tutje konsiderohet që Kuvendi është në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat