Agim Bahtiri i bashkohet e AAK-së?

Aktuale

Agim Bahtiri i bashkohet e AAK-së?

Nga: F.B Më: 11 janar 2019 Në ora: 18:39
Ramush Haradinaj dhe Agim Bahtiri

Burime mirë të informuara të gazetës "Bota sot", kanë konfirmuar se kreu i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, aktualisht zëvendëspresident në AKR, javën që vjen, do të bëhet pjesë e AAK-së.

Jo zyrtarisht mësohet se kryetari Bahtiri dhe kryeministri Haradinaj, tashmë janë pajtuar për këtë, ndërkohë që pritet që me këtë rast Bahtiri të marr dy pozita të larta.

Ky vendim po vjen pak ditë pasi zëvendëspresidenti i AKR-së dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pezulluar raportet me AKR dhe pas shumë ofertave ka zgjedhur të aderoj dhe të vazhdoj karrierën politike në AAK.

Sipas këtyre burimeve kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, javën e ardhshme do të anëtarësohet në AAK-në e Ramush Haradinajt.

Ky burim ka theksuar se me rastin e aderimit, Bahtiri do të emërohet nënkryetar i Haradinajt dhe kryetar i degës se AAK-së në Mitrovicë.

Ndryshe, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka qenë e pamundur të kontaktohet deri më tash, me gjithë përpjekjet e gazetës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat