“Hashim Thaçi ka mbetur i vetëm. Atij iu dha një infuzion nga ekipi negociator” - Bota Sot
“Hashim Thaçi ka mbetur i vetëm. Atij iu dha një infuzion nga ekipi negociator”

Aktuale

“Hashim Thaçi ka mbetur i vetëm. Atij iu dha një infuzion nga ekipi negociator”

Më: 11 janar 2019 Në ora: 18:37
Hashim Thaçi

Profesori i Shkencave Politike, Belul Beqaj ka folur për dialogun me Serbinë dhe takimin e parë që u zhvillua në Bruksel.

Delegacioni Shtetëror është i Prishtinës, jo i Kosovës, thotë Beqaj

Beqaj tha se ky delegacion është i Prishtinës, dhe nuk beson se kanë marrë ftesë si delegacion i Kosovës, ashtu siç po e quajnë veten.

“Nuk jam optimist kur është në pyetje epilogu përfundimtar. Një, sepse ekipi si është krijuar nuk e legjitimon shumicën në Kuvend, dhe dy e legjitimon PSD-në të bëhet pjesë e ekipit negociator, këtu kanë bërë prognozë të gabueshme. Kërkesa e PSD me pesë kushtet e vëna, zvogëlon dëmin që po bën kjo qeveri, por kjo qeveri me këtë ekip po bën edhe më shumë dëme. Dhe tre, është e pamundur që këta të bëjnë ndryshimin e dialogut ashtu siç është nisur”, tha ai.

Sipas tij, ideja për korrigjim të kufijve është e gabuar. Tha se presidenti Hashim Thaçi ka mbetur vetëm e “atij është dashur t’i jepet një infuzion”.

“Nuk besoj qe zgjidhja bëhet me korrigjimin e kufirit. Korrigjimi i kufijve është pasojë e qeverisjes brenda kufijve. Kur ky ekip të kuptoj që do të humbin çdo mbështete në zgjedhje të jashtëzakonshme, këta do të thonë që ne bëmë përpjekje por s’mundëm të arrinim zgjidhje. Me këtë edhe PDK-ja e as partitë tjera përfshirë PSD-në, s’do të humbin shumë në elektorat. Këta kanë hyrë në Ekip me bindjen që të arrijnë zgjidhje”, tha ai.

Beqaj gjithashtu tha se Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

“Marrëveshja mund të nënshkruhet, por s’do të normalizohen marrëdhëniet”, tha ai.

Beqaj: LDK-ja e VV-ja bënë mirë që s’u përfshinë në dialog

LDK-ja dhe VV-ja që s’po pranojnë të jenë pjesë e Ekipit Negociator, Beqaj tha se partitë opozitare duhet të kenë qëndrim aktiv rreth dialogut.

“LDK-ja VV-ja sot po bëjnë gjënë e duhur. Sipas meje ata po veprojnë drejtë. Janë konsistent. Është shumë mirë që janë në opozitë dhe s’janë përfshirë të gjithë në Ekip, sikur të përfshiheshin, do i bie që janë përfshirë të gjithë”, tha ai.

Për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë, nga presidenti Ilir Meta, Beqaj tha: “Debati rreth këtij rasti është degradues. Arsyet do të shihen brenda javëve tjera që lidhet me çështjen e korrigjimit të kufijve. S’ka dilemë, Cakaj është inteligjent, por unë nuk pajtohem me idenë e korrigjimit të kufijve, ashtu siç mendon Rama. Ai është identifikuar me idenë për korrigjim të kufirit, aty ka përfshirë edhe Cakajn e të tjerë”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...