Lushtaku dhe Remi nesër udhëtojnë në Hagë, ja çfarë bëri sonte avokati i tyre - Bota Sot
Lushtaku dhe Remi nesër udhëtojnë në Hagë, ja çfarë bëri sonte avokati i tyre

Aktuale

Lushtaku dhe Remi nesër udhëtojnë në Hagë, ja çfarë bëri sonte avokati i tyre

Më: 12 janar 2019 Në ora: 22:21
Arianit Koci

Nesër drejtë Hagës do të udhëtojnë dy komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa.

Lajmin e ka konfirmuar dy ditë më parë avokati Arianit Koci, i cili do të udhëtojë bashkë me ish-komandantin e Zonës së Drenicës dhe atë të Zonës së Llapit.

Koci, i cili udhëton në cilësinë e avokatit mbrojtës, ka theksuar se udhëtimi i tyre do të realizohet përmes linjës së rregullta ajrore, e jo me aeroplan special siç ishte spekuluar në media.

E një ditë para nisjes për Hagë, avokati Koci ka dalë që të ecë rrugëve të Prishtinës me bashkëshorten e tij.

“Gjithsecili e don kohën e vet. Madje, edhe gruaja… Udhëtimit, gjithmonë i paraprinë shetitja në Prishtinë. Ka shumë të meta ky qyteti i jonë, po unë nuk mundem pa të”, ka shkruar ai.

Image

Lushtaku e Mustafa janë dy përfaqësuesit e parë të UÇK-së që do të intervistohen nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...