Lushtaku: Do të më mbetej ‘hatri’ nëse nuk do të kisha ftesë nga Gjykata Speciale

Aktuale

Lushtaku: Do të më mbetej ‘hatri’ nëse nuk do të kisha ftesë nga Gjykata Speciale

Më: 13 janar 2019 Në ora: 07:20

(E plotësuar) - Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Samil Lushtaku ka arritur në Aeroportin e Prishtinës, ku do të udhëtojë për në Hagë. Lushtaku ka thënë se nuk e di se për cfarë do të intervistohet nga Prokuroria Speciale.

Lushtaku i tha mediave se do t’i kishte mbetur hatri në qoftë se nuk do të kishe ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai tha se e kanë kontaktuar të gjithë miqtë e tij përfshirë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Për në Hagë, Sami Lushtaku do të shoqërohet edhe nga deputeti Milaim Zeka. Ky i fundit tha se beson në luftën e pastër të UÇK-së.

"Unë me vet dëshirë po e shoqëroj gjeneralin Sami Lushtakun. Unë besoj në luftën r pastër të UÇK-së", tha ai.

Ndërsa, Lushtaku për media ka njoftuar se me 16 janar do të intervistohet.

Në aeroport pritet të vie edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa.

Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

Gjykata do të veprojë në Hagë, me prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë, por me ligjet e Kosovës.

Krijimi i saj ka pasuar publikimin e një raporti nga Këshilli i Evropës në vitin 2011, në të cilin thuhet se ka prova të mjaftueshme për të hetuar krimet që supozohet se i kanë kryer ish-pjesëtarë të UÇK-së kundër serbëve dhe disa shqiptarëve të dyshuar për bashkëpunim me regjimin e Beogradit, gjatë dhe para luftës.

Hetimet do të përqendrohen në krimet e supozuara nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

***

Sot do të udhëtojnë drejtë Hagës dy komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa.

Rrustem Mustafa pritet që fluturimin e tij për në Lubljanë ta ketë në orën 14:35. 

E ndërohë, Sami Lushtaku  në orën 11:55 nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” do të niset drejtë Gjermanisë. Dy ditë, deri të mërkurën, Lshtaku do të qëdroje për vizitë tek një familjarë i tij.

Për ta përcjellë Lushtakun, tanimë në aeroport gjendjen edhe familjarë të Lushtakut.

***

Zyrtarë të policisë së Kosovës tashmë gjenden në Aeroportin ‘Adem Jashari’, nga i cili pritet që së shpejti të nisen drejt Hagës dy ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa.

Lajmin për nisjen e tyre drejtë Hagës e ka konfirmuar avokati Arianit Koci, në cilësinë e palës mbrojtëse e Lushtakut dhe Mustafës.

Koci, i cili udhëton në cilësinë e avokatit mbrojtës, ka theksuar se udhëtimi i tyre do të realizohet përmes linjës së rregullta ajrore.

E për ta siguruar terrenin për nisjen e Lustakut e Mustafës, në aeroport tashmë gjendjen njësitet e p-olicisë së Kosovës.

Sot do të jetë dita kur ata do të fluturojnë me aeroplan për atje, Sami Lushtaku do të niset në ora 11:55 nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

Ai fillimisht do të shkojë në Gjermani, ndërkohë që deklaratën e tij në Hagë do ta jap të mërkurën. Ai dy ditë do të qëdnrojë në Gjermani. 

Ndërkohë  Rrustem Mustafa ditën e hënë do të jap deklaratën e tij. Mustafa  do të ketë sot fluturimin i cili do të jetë në ora 14:35 për në Lubljanë.

Image

Sami Lushtaku shoqërohet nga i biri i tij dhe Milaim Zeka për në Hagë

Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa do të intervistohen nga prokurorët në e Gjykatës Speciale në Hagë.

Sot do të jetë dita kur ata do të fluturojnë me aeroplan për atje, Sami Lushtaku do të niset në ora 11:55 nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” për në Gjermani.

Sipas mediave vendore thonë se Lushtaku do të jetë i shoqëruar nga djali i tij Mergim Lushtaku dhe Deputeti i Kosovës, Milaim Zeka.

Lushtaku dy ditë do të qëndrojë tek vëllau i tij në Shtutgartë e më pas do të shkojë në Hagë.

Lushtaku deklaratë para Gjykatës në Hagë do të jap ditën e mërkurë, ndërsa Rrustem Mustafa ditën e hënë do të jap deklaratën e tij.

Po ashtu edhe Mustafa do të ketë sot fluturimin i cili do të jetë në ora 14:35 për në Lublanë

***

Dy komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa, në këto momente janë në Aeroportin e Prishtinës, prej nga do të udhëtojnë drejt Hagës, ku janë ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Sot udhëtojnë drejtë Hagës Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa

Sot do të udhëtojnë drejtë Hagës dy komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa.

Lajmin e ka konfirmuar avokati Arianit Koci, i cili do të udhëtojë bashkë me ish-komandantin e Zonës së Drenicës dhe atë të Zonës së Llapit.

Koci, i cili udhëton në cilësinë e avokatit mbrojtës, ka theksuar se udhëtimi i tyre do të realizohet përmes linjës së rregullta ajrore, e jo me aeroplan special siç ishte spekuluar në media.

Lushtaku e Mustafa janë dy përfaqësuesit e parë të UÇK-së që do të intervistohen nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat