Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot më dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën të cilët do të udhëtojnë për në Hagë.
Ai përmes një postimi në Facëbook ka shkruar se “se lufta jonë çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë”
Postimi i plotë:
Sot, kam vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën. Se lufta jonë çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë! Së bashku do të dalim faqebardhë edhe në këtë sfidë!