LDK dhe VV rikonfirmojnë se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Veseli

Aktuale

LDK dhe VV rikonfirmojnë se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Veseli

Më: 13 janar 2019 Në ora: 20:10
Kadri Veseli

Ftesës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për një takim për t’u koordinuar për dialogun me Serbinë, nuk do t’i përgjigjen as këtë herë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

LDK’ja nuk e ka në plan të marrë pjesë në këtë takim, ku të ftuar janë edhe presidenti, kryeministri dhe Ekipi negociator, raporton KTV.

Deputetja Vjosa Osmani ka thënë se nuk do të bëhen pjesë e një përpjekjeje për të legjitimuar një proces që, sipas saj, po e dëmton Kosovën.

Se as Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në këtë takim, e ka konfirmuar deputeti Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se partia e tij ka kërkesa të qarta mbi procesin e dialogut.

Është hera e dytë që kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, fton krerët institucionalë dhe përfaqësuesit e opozitës në një takim të përbashkët për t’u koordinuar për dialogun, pas formimit të grupit negociator që udhëhiqet nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.

LDK’ja dhe Vetëvendosje nuk janë pjesë e ekipit.

Takimi pritet të mbahet të hënën, në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat