Avni Zogiani, nga Lëvizja Vetëvendosje, konsideron se është shumë vështire të dihet se a do të ketë ikje masive apo jo, kjo për faktin se shumë prej tyre e kanë kuptuar se ikja ilegale është vetëm shpenzim ngaqë shumë po detyrohen të kthehen.
“Atë që e di sigurte është se po të kishte opsion, numri më i madh i të rinjve do të iknin nga Kosova. Ata i ka lodhur politika e korruptuar dhe primitive e subjekteve politike që mbajnë pushtet ose janë te lidhura me pushtet”, ka thënë Zogiani.