Gucati: Edhe një figurë politike është ftuar nga Haga

Aktuale

Gucati: Edhe një figurë politike është ftuar nga Haga

Më: 14 janar 2019 Në ora: 17:48
Hysni Gucati

I pari i OVL’UÇK, Hysni Gucati duke folur për ftesat nga Gjykata Speciale në emisionin Frontal në T7 ka thënë se përveç komandant Remit është edhe një person tjetër nga skena politike që është ftuar, duke thënë gjithashtu se Raimonda Rreci, ish –pjesëtare e UÇK’së, është ftuar në cilësinë e të akuzuarës.

“Dy prej tyre janë në skenën politike. Me emra nuk mundemi t’i themi hala. Njëri ka shku, Remi jemi përshëndet me to. Ai është përmbajt edhe ka me u kthy faqebardhë. Edhe për tjetrin së shpejti do të tregojmë”, deklaroi Gucati, duke shtuar se ish’luftëtarët ndihen krenar për luftën që kanë bërë.“Ata ndihen krenar për veprën që e kanë bo në Kosovë. Kuptohet se lufta është luftë. Jam i bindur unë edhe shokët e mi se ata do të kthehen” deklaroi ai.

Gucati ka bërë me dije se ende nuk kanë marrë informacione për intervistimin e sotëm që iu është bërë komandant Remi. Për Remin sot ende nuk kemi marrë informacione. Për Sylejman Selimin kemi pas kontakt përmes avokatit, e familjes, këtë kohën e fundit ka qenë shumë keq, gjithmnë kemi thanë që Syla mbahet padrejtësisht në burg, shtoi ai duke thënë se ka biseduar edhe me vëllanë e komandant Sylejman Selimit.

“Me vllaun e Sylës që patëm takim nuk mshefin diçka, nëse ka diçka do të na tregojnë, Syla do të intervistohet këtu në Prishtinë”.

Gucati ka folur edhe për të ftuarën e parë grua nga Specialia.

“Raimondën e kam njoft edhe ma herët. Ka qenë një luftëtare shumë e mirë. Kur kam dëgju atë nat më ka ardh shumë keq. Ajo ka shprehë gatishmërinë që t’i pëgjigjet Gjykatës Speciale. Unë besoj në pafajësinë e saj ajo ka qenë shumë e re në luftë. Raimonda Rreci është ftuar si e akuzuar, me sa dijmë na në atë cilësi është ftuar”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat