Arroganca e Batonit dhe dashuria e rremë e Ramës për Kosovën - Bota Sot
Arroganca e Batonit dhe dashuria e rremë e Ramës për Kosovën

Aktuale

Arroganca e Batonit dhe dashuria e rremë e Ramës për Kosovën

Nga: N.H Më: 14 janar 2019 Në ora: 17:53
Rexhep Shahu

Ish-gazetari i luftës, Rexhep Shahu, ka thënë se arroganca e Baton Haxhiut nxori zbuluar institucionet shtetërore të Tiranës.

Sipas tij, kakërrimi i gazetarit Haxhiu ndaj presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, tregon se sa poshtë kanë rënë institucionet e shtetit shqiptar.

Ja postimi i tij i plotë:

Ne opinionin e shendoshe shqiptar do te ishte e papranueshme dhe e palejueshme nese kandidati per minister te jashtem Cakaj do te refuzohej pse ishte shqiptar prej Kosove, shqiptar i Kosoves. 

Te gjitha te tjerat jane politike jo serioze. 

Arroganca e Baton Haxhiut qe flet si tutor i Ilir Metes dhe tutor a pronar i Edi Rames eshte shume fyese per shqiptaret, per shtetin shqiptar dhe institucionet e tij. 

Arroganca e Baton Haxhiut nxori zbuluar institucionet shteterore te Tiranes. Edi Rama ka patur dhe ka vetem Baton Haxhiun njeriun e vetem qe e ka lidhe me Kosoven ndaj lidhjet e Edi Rames me Kosoven jane te ftohta, jo shpirterore, jane lidhje biznesmenesh te tipit Baton. 

Hakerrimi i Baton Haxhiut ndaj presidentit te Shqiperise tregon se sa poshte kane rene institucionet e shtetit shqiptar. 
Sapo presidenti Meta nuk i ploteson nje qejf a qoke Batonit, ai e kercenon sikur e ka Meten skllav te tij, sikur e ka presidentin e Shqiperise skllav te tij, sikur Batoni e ka emeruar Meten president. 

Batoni eshte pare dhe eshte sjelle si krushku i pare i Rames ne Prishtine, si cantembajtesi i Rames ne Prishtine, si autoriteti me i larte politik, moral e shoqeror i Rames ne Prishtine, si perfaqesuesi real i Kosoves per Edi Ramen. Batoni deshtimin e tij per ta caktuar minister kandidatin e tij ia faturon Vetvendosjes. Batoni nuk shqetesohet per personalitetin e kandidatit, per perjetimet e tij, per gjendjen e tij pas refuzimit, por Bationi vran e kthjell per inatet e tij, per deshtimet e tij. Baton Haxhiu eshte sjelle dhe eshte prezantuar nga Edi Rama si negociatori dhe interlokutori me i madh ne shkalle europiane. Sa here Batoni fut hundet ne punet delikate te shtetit si ne Tirane e Prishtine e ben berllok. Historia e mosdekretimit et kandidatit te Rames, beri qe te nise te vloje e keqja, nisen akuzat e shemtuara qe jane kalcifikuar ne Kuranin e Edi Rames. Tangoja Dashuri - urrejtja mes Rames e Metes nisi perseri. Mjalti i pushtetit duhet ti embeltoje serish gojet e hidhura. 

Uroj te shpetojne institucionet prej Batonit,

Te shpetoje edhe Rama prej fallsitetit te tij, prej gjerave fallco qe ben, sic ishte rasti i caktimit te kandidatit per minister te jashtem, per te na treguar se e don Kosoven.

Edi Rama nuk e do Kosoven. 

Miqte e mi, mos mu deshperoni pa me lexuar, mos me besoni, por me lexoni, me degjoni. Mos me jepni te drejte se nuk po ju kerkoj te me jepni te drejte, por vetem te mos me paragjykoni se po bej politike partiake.

Rama cakton kandidat per minister te jashtem nje djale te ri te talentuar sipas tij nga Kosova. Une u gezova vetem per faktin se kandidati ishte shqiptar Kosove. Kush u deshperua nga ky shkak, besoj se duhet ta pyese veten mire.
Por mos mendoni se ky gjest i Edi Rames eshte gjest patrioti. Jo. Eshte si rrota e qerres qe pati vendose ne skene regjizori per te terheqe vemendjen e jurise idiote, qe te merrej me rroten e te mos merrej me problemet thelbesore te drames.

Edi Rama vendos kandidatin per minister nga Kosova por nderkohe Kosoves i ka vendose kufi te ri ne Kalimash. Vetem Kosoves i ka vendose kufi te ri por nuk i ka vendose as Malit te Zi as Maqedonise as Greqise as Italise.
I ka vendose kufi te ri urrejtje e perbuzje ne Kalimash Kosoves, Kukesit, Hasit e Tropojes. Se pse e ka vendose kete kufi urrejtje ne menyre diferencuese, vetem Kosoves e Qarkut Kukes e jo shteteve tjera e qarqeve te tjera ate e di vetem Edi Rama..

Pra duke bere loje me kandidatin e Baton Haxhiut per ta shite ne Kosove veten si dashnor te madh te saj, i ve kufi Kosoves, kufi urrejtje, perbuzje, ndarje.

Nje tregtar i madh i Kosoves qe ka 50 maune, 50 kamiona te medhej qe ben tregti me Europen permes Durresit, sjell cdo dite ne portin e Durresit 50 maune per tu ngarkuar aty e per tu kthyer ne Kosove.

Nje maune qe hyn nga Kosova ne Shqiperi paguan ne Kalimash 22.5 euro takse hyrje per Edi Ramen.
Kur kthehet nga Durresi kjo maune paguan edhe 22.5 euro takse dalje per Edi Ramen.

Nje maune per nje hyrje e nje dalje nga Shqiperia e ketej Kalimashit paguan 45 euro takse per Edi Ramen.
50 maune ne dite paguajne 2250 (dymijeedyqindepesedhjete) euro takse per Edi Ramen ne Kalimash, ne Shqiperine e ketejme. 

Per 30 dite 50 maune paguajne 67500 (gjashtedhjeteeshtatemijeepeseqind) euro takse per Edi Ramen.
50 maune Kosove qe paguajne secila 45 euro ne dite takse per Edi Ramen, per nje vit me 12 muaj paguajne 810 mije euro. Nje fjale goje per Edi Ramen. Po fitimi i kompanise...

Kjo eshte dashuria e Rames per Kosoven, per bashkimin kombetar, per parullat e tij me bashkim kombetar, per shashkat e tij se do te bashkohemi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...