A iu refuzua viza Haradinajt? Flet Avni Arifi - Bota Sot
A iu refuzua viza Haradinajt? Flet Avni Arifi

Aktuale

A iu refuzua viza Haradinajt? Flet Avni Arifi

Më: 14 janar 2019 Në ora: 18:51
Avni Arifi dhe Ramush Haradinaj

Shefi i kabinetit të kryeministrit Haradinaj nuk ka konfirmuar lajmin se të parit të ekzekutivit i është refuzuar viza amerikane. Ai i ka thënë medias se deri më tani nuk kanë asgjë zyrtare për këtë temë

Al Jazeera e Ballkanit ka raportuar sot se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Një burim i Departamentit amerikan të Shtetit i ka thënë Al Jazeera Balkans se ky sanksion vjen pasi që Haradinaj po refuzon të heqë taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Por, Avni Arifi, shef i stafit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka konfirmuar lajmin se kreut të ekzekutivit i është refuzuar viza amerikane.

“Deri më tani, nuk kemi asgjë zyrtare për këtë temë”, ka thënë Arifi, në një prononcim, në pasditen e së hënës.

Sipas Al Jazeera Balkans, pasi që Haradinaj nuk mori vizë amerikane, ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në punën e një konference mbi Ballkanin në fillim të shkurtit.

Haradinaj duhej të merrte pjesë në këtë konferencë, dhe mungesa e tij u konfirmua nga një nga organizatorët, ka njoftuar rrjeti televiziv. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...