Haradinaj e pranon që ka telashe me vizë: Kësaj here nuk do të shkoj në Amerikë - Bota Sot
Haradinaj e pranon që ka telashe me vizë: Kësaj here nuk do të shkoj në Amerikë

Aktuale

Haradinaj e pranon që ka telashe me vizë: Kësaj here nuk do të shkoj në Amerikë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 15:09
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se sipas të gjitha gjasave nuk do të mundë të shkojë për Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj ka konfirmuar se gjasat janë të mëdha që këtë vit të mos marrë pjesë në organizimin e Shtëpisë së Bardhë, që bëhet çdo vit në muajin shkurt, edhe pse ka marrë ftesë nga Uashingtoni.

Shefi i ekzekutivit e ka pranuar para mediave se i është vështirësuar puna e shkuarjes në SHBA pas klimës së krijuar me vënien e taksës ndaj produkteve serbe.

“Qejf kom pasë edhe kam. Me këtë klimën me taksën po më duket nuk shkoj kësaj here. Duhet me prit me shku ma vonë”, është shprehur Haradinaj gjatë konferencës për media.

Al Jazeera e Ballkanit ka raportuar dje se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Një burim i Departamentit Amerikan të Shtetit i ka thënë Al Jazeera Balkans se ky sanksion vjen pasi që Haradinaj po refuzon ta heqë taksën ndaj Serbisë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...