Djali i Remit: Urime babi që e kalove dhe këtë sfidë

Aktuale

Djali i Remit: Urime babi që e kalove dhe këtë sfidë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 23:21
Ilmi dhe Rrustem Mustafa

Ilmi Mustafa, djali i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, ka thënë se babai i tij ka dalë fitimtar pas intervistimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar sot në Hagë.

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi, ka përfunduar para pak minutash intervistimin nga Gjykata Speciale në Hagë.

Mustafa ka thënë se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar.

Image

Pas intervistimit, djali i tij, Ilmiu, ka thënë se babai i tij e kaloi këtë sfidë.

“Urime babi që e kalove dhe këtë sfidë, urime dhe Kosovës dhe gjithë qlirimtarëve te Kosovës, që dole faqebardh dhe e dëshmove që UÇK-ja ka bërë luftën më të drejtë në ballkan!”, ka shkruar djali i Rrustem Mustafës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat