Nuk ka term “dëshmitar i dyshuar” në Kodin e Procedurës Penale, ashtu siç thotë Remi

Aktuale

Nuk ka term “dëshmitar i dyshuar” në Kodin e Procedurës Penale, ashtu siç thotë Remi

Më: 16 janar 2019 Në ora: 00:10
Rrustem Mustafa

Intervistimit maratonik të Rrustem Mustafës i ka ardhur fundi tek pas 16 orësh ballafaqimi më Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ky ka qenë totali i kohës që Mustafa e ka kaluar brenda objektit për dy ditë, e kur ka përfunduar marrjen në pyetje të martën pas orës 19, ka insistuar se është ‘dëshmitar i dyshuar’.

Megjithëse nuk tha asnjë fjalë për rastet për të cilat u pyet, ish-komandant i Remi, i ka cilësuar si “shumë serioze pyetjet” Por, bazuar në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës dhe gjithashtu në Rregulloren e Provave dhe Procedurës të miratuar nuk nga Gjykata Speciale, nuk ekziston termi “dëshmitar i dyshuar”.

Rregulli 30 përcakton se Prokurori i Specializuar merr në pyetje viktima, dëshmitar dhe të dyshuar. Gjithashtu bazuar në këtë rregullore dhe Listës së Avokatëve në të cilën është akredituar Arianit Koci, që mbron Remin, del se ky i fundit është i dyshuar për kryerje të veprave penale që bien në juridiksion të Gjykatës Speciale, raporton KTV.

As të martën zyrtarë për media të Zyrës së Prokurorit të Specializuar këtu në Hagë nuk kanë dashur të flasin rreth pretendimeve të Prokurorisë dhe statusit të intervistimit të Rrustem Mustafës. Përndryshe nesër këtu në Hagë do të vijë një tjetër ish-komandant i UÇK-së, ai për Zonën e Drenicës – Sami Lushtaku.

Sikur Mustafa, ashtu edhe Lushtaku, i janë përgjigjur vullnetarisht ftesave për t’u intervistuar, derisa Prokuroria e Dhomat e Specializuara nisën dërgimin e ftesave dhe marrjen në pyetje tek në fund të 2018-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat