Putin viziton nesër Serbinë, bisedohet edhe për Kosovën - Bota Sot
Putin viziton nesër Serbinë, bisedohet edhe për Kosovën

Aktuale

Putin viziton nesër Serbinë, bisedohet edhe për Kosovën

Më: 16 janar 2019 Në ora: 06:27
Alekasandar Vuçiç dhe Vladimir Putin

Vladimir Putin do të vizitojë Beogradin më 17 janar dhe Kosova do të jetë pjesë e bisedimeve të tij me kreun e shtetit serb, Alekasandar Vuçiç.

Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiç sqaroi se është thelbësore për Serbinë, që të sqarohet vrasja e kreut të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç, por autoritetet serbe siç theksoi ai, nuk mund të kryenin një hetim në vendngjarje dhe nuk kanë pranuar materialet e kërkuara.

Vetë presidenti sqaroi se ua ka bërë të qartë shërbimeve serbe që të mos i paraqisnin të gjitha informacionet e tyre përpara përvjetorit. Ivanoviç u vra ditën kur ishin zgjedhjet e Beogradit; A do të ishte e përshtatshme për dikë në Beograd kjo, vetëm nëse dikush është i çmendur, tha Vuçiç.

70.000 vetë pritet t’i urojnë mirseradhjen Putinit në kryeqytetin e Serbisë, ku shefi i Kremlinit do të ndalojë edhe në katedralen e Shën Savës. Një mikpritje e tillë organizohet, sipas Tanjug, nga sektori joqeveritar dhe organizata patriotike, megjithatë mbështetjen e saj do ta japë dhe partia në pushtet, SNS.

Plani është që pjesëmarrësit të mblidhen në Sheshin e Republikës e pastaj të marshojnë deri te katedralja, në mënyrë që të mbërrijnë atje në të njëjtën kohë me liderin rus.

Kjo është mënyra e tyre për të treguar respekt ndaj numrit një të Rusisë dhe mirënjohje për mbështetjen që vendi më i madh sllav i jep integritetit territorial të Serbisë, në arenën ndërkombëtare, shkruan shtypi vendas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...