Studentët protestë para MASHT-it, kundër ‘punësimeve partiake’ - Bota Sot
Studentët protestë para MASHT-it, kundër ‘punësimeve partiake’

Aktuale

Studentët protestë para MASHT-it, kundër ‘punësimeve partiake’

Më: 16 janar 2019 Në ora: 07:39
MASHT

Studentët e Universiteteve Publike, sot do të mbajnë një protestë që do të nis nga Biblioteka Kombëtare.

Nëpërmjet një komunikate për media, studentët kanë bërë të ditur se kjo protestë e tyre është kundër “punësimeve partiake në sistemin arsimor”.

“Të nderuara media, Ju njoftojmë se me datë 16.01.2019, Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë simbolike para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), protesta do të fillon nga Biblioteka Kombëtare në ora 13:00”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Ky grup studentësh para dy ditësh kishin mbajtur edhe një konferencë, për të paralajmëruar protesta në lidhje me kërkesat e tyre.

Ata po kundërshtojnë edhe emërimet politke nëpër këshilla drejtuese të universiteteve publike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...