“Ramush Haradinaj po e shkatërron Hashim Thaçin” - Bota Sot
“Ramush Haradinaj po e shkatërron Hashim Thaçin”

Aktuale

“Ramush Haradinaj po e shkatërron Hashim Thaçin”

Nga: N.Sh Më: 16 janar 2019 Në ora: 10:12
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Profesori Muhamet Kelmendi thotë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk kërcënohet me prishje të koalicionit.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, shprehet se, për PDK-në është pengesë Ramush Haradinaj në realizimin e pikëpamjeve të PDK-së.

Ai shton se, rruga e koalicioneve të PDK-së është rrugë jo e sinqertë dhe pa karakter të ndërtimit të shtetit.

“PDK është angazhuar çdo herë në realizimin e synimeve të veta politike, karrieriste, financiare etj., që Republikën e janë shkatërruar shumë dhe rendë”, shkruan ai, transmeton gazeta “Bota sot”.

Kelmendi thekson se politikën e Hashim Thaçit që të bëjnë marrëveshje me Serbinë dhe të korrigjojnë kufijtë që të ndajnë Kosovën me shtetin serb, po e shkatërron kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ja shkrimi i plotë:

Z. Ramush Haradinaj nuk kercenohet me prishje te koalicionit

Ceshtja e shperberjes se koalicionit eshte nje dukuri normale dhe juridikisht e lejueshme nese koalicioni nuk funksionon dhe ka probleme ne funksionim.

Cdo koalicion ndertohet ne baze te nje plateforme te koalicionereve dhe ajo eshte ligj per palet gjate koalicionimit.

Keto rregulla per PDK nuk kane rendesi as politike dhe as juridike.

Tash, sipas PDK-se, eshte pengese z.Ramush Haradinaj ne realizimin e pikepamjeve te PDK-se.

Rruga e PDK -se ne raport me koalicionet, me te gjitha partite deri me tash, eshte rruge jo e sinqerte dhe pa karakter te ndertimit te shtetit. PDK eshte angazhuar cdo here ne realizimin e synimeve te veta politike, karieriste, financiare etj., qe Republiken e jane shkaterruar shume dhe rende.

Z. Ramush Haradinaj si KRYEMINISTER eshte pengesa me e madhe e PDK -se ne realizimin e synimeve.

Ata pretendojne, qe nen udheheqjen e z. Hashim Thacit te bejne marreveshje me shtetin serb dhe te korigjojne kufijte, respektivisht te ndajne Kosoven me shtetin kriminal serb.

Kete politike po ua shkaterron kryeministri i Kosoves, z.Ramush Haradinaj.

Ai cdo kund po del kunder. Ka deklaruar se si ne pozite te kryeministrit, jashte kesaj, ne rruge a ne burg, do te jete ne mbroje kufijte te Republikes.

Natyrisht se ky pikesynim po e pengon PDK-ne ne planet e veta.

Ndaj e kane shtuar presionin dhe kercenimet me prishje te koalicionit.

Nga PDK pritet kjo. Asnje koalicion deri tash nga shpallja e pavaresise se Kosoves, nga PDK eshte shkaterruar pa e perfunduar afatin ligjor te zgjedhjeve kushtetuese.

Tash po merret si shkak taksa 100%, numri i madhe i te punesuareve ne Kryeministri, te cilet kane qene dhe jane te PDK-se dhe te LDK-se. Aty i ka gjetur z. Haradinaj. Asnje nuk e ka nxjerre nga puna. Flitet edhe per ushtri. Per gjendjen ne ekonomi e ne shume fusha, qe ishin prane shkaterrimit nga ish qeveritaret, nga koalicioni PDK e LDK.

Pra, po behet nje lufte pa principe dhe teresisht bazamentin e ka te marreveshja me shtetin kriminal te Serbine.

Asgje tjeter.

Por, harron edhe Hashimi, edhe Kadria, s dhe edhe hashimat e PDK-se se populli nuk i perkrahe ne rrugen e shkaterrimit te Republikes. Nuk u derdhe gjak qe tash te shkaterrohet Republika.

Kosova ka djeme dhe vajza per te mbrojtur. Jam i bindur se ketu z. Ramush ka perkrahes te shumte dhe se bashku do te mbrojne cdo cep te Kosoves.

Koalicioni mund te bije. E ka ne dore PDK. Por, lufta per shtet dhe sovranitet nuk perfundon ketu. Ajto do te rritet dhe populli do te mbroje shtetin.

Ne kete eshte i sigurte z. Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...