Haradinaj: Taksa s’hiqet për shkak të Rusisë dhe Serbisë - Bota Sot
Haradinaj: Taksa s’hiqet për shkak të Rusisë dhe Serbisë

Aktuale

Haradinaj: Taksa s’hiqet për shkak të Rusisë dhe Serbisë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 11:14
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj është deklaruar edhe sot rreth çështjes së taksës 100% për Serbinë.

I pari i ekzekutivit ka deklaruar se edhe sot se taksa s’do të tërhiqet assesi pa marrëveshje finale me Serbinë.

“Sot e heqim nëse ka marrëveshje për njohje. Por mundemi mos me hekë asnjëherë nëse Serbia nuk s’është e gatshme. Kjo s’ka të bëjë me Amerikën,  por ka të bëj me Serbinë dhe Rusinë”, ka deklaeruar Haradinaj pas një takimi që zhvilloi në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, shkruan Indeksonline

Shefi i qeverisë është pyetur edhe për ATK-në dhe drejtorin e kësaj agjencie, Valon Tolaj.

“Është e vërtetë që kemi qenë koleg me zotrin Tolaj. Nëse punon mirë do të më falënderojnë, nëse punon keq do t’i kthehem kundër”, është shprehur ai. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...