Deputeti i VV-së: Haga nuk i pastron ata që e ndotën luftën çlirimtare

Aktuale

Deputeti i VV-së: Haga nuk i pastron ata që e ndotën luftën çlirimtare

Nga: N.H Më: 16 janar 2019 Në ora: 11:14
Sami Kurteshi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë se Gjykata Speciale në Hagë nuk do t’i pastrojë ata që e ndotën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kurteshi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe se ndotësit e kësaj lufte “do të mbeten të tillë” përgjithmonë.

“Ata që kanë ndotur Drinin nuk i pastron Danubi e Rajna! Haga nuk i pastron as ata që e ndotën Luftën Çlirimtare, e as ndërgjegjen e tradhëtinë e atyre që sollën dhe votuan „Gjykatën Speciale“ për të pastruar këtë luftë. Lufta dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishin dhe janë të pastërta. Ndotësit ishin dhe mbeten të tillë. Ata nuk i pastron asgjë në këtë botë", ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat